Pozicioni i Punës:
Mjek/e Endokrinolog/e
Niveli i kualifikimit:
- Leje (liçencë) për ushtirmin e profesionit si mjek endokrinolog
Eksperienca:
4 Vite +
Detyrat funksionale të pozicionit të punës:
- Kryerja e vizitës endokrinologjike dhe përcaktimi i planit të ekzaminimeve përkatëse;
- Kryerja dhe interpretimi i ekzaminimeve të mëposhtme:
- Diagnostikimi dhe ndjekja e sëmundjeve hormonale si: diabeti, çrregullimet e tiroides, hipofizës, gjëndrave mbiveshkore dhe metabolizmit;
- Interpretimi i analizave hormonale dhe imazherike për sëmundjet endokrine;
- Hartimi i planeve të trajtimit individual bazuar në protokollet bashkëkohore;
- Monitorimi periodik i pacientëve kronikë dhe rishikimi i terapive përkatëse;
- Plotësimi i kartelës elektronike të pacientit me të dhënat demografike, klinike dhe laboratorike;
- Sqarimi i pacientit në detaj mbi sëmundjen, mënyrën e trajtimit dhe ndjekjen e mëtejshme, me një qasje profesionale dhe empatike.
- Plotësimi, firmosja dhe vulosja e gjithë dokumentacionit përkatës mjekësor;
- Pjesëmarrja në konferenca dhe trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e endokrinologjisë, të përcaktuara dhe financuara nga punëdhënësi;
- Përgatitja dhe/ose përkthimi/validimi i materialeve të shkruara mjekësore (artikuj, përmbledhje, broshura informative për pacientë);
- Kontributi në zhvillimin e përmbajtjeve edukative për faqen zyrtare të klinikës dhe rrjetet sociale;
- Trainimi, edukimi dhe asistimi i stafit ndihmës.
Cilësitë personale të nevojshme për këte pozicion pune:
- Korrektësi maksimale në zbatimin e orareve, rregullave, proçedurave dhe udhëzimeve.
- Aftësi për të punuar në grup me kolegë të profesioneve të ndryshme, të moshave të ndryshme dhe të eksperiencave të ndryshme.
- Aftësi, dëshirë dhe vullnet për të mësuar gjëra të reja në profesion dhe për tu përshtatur me një ambjent të ri pune, sa më shpejt.
- Dëshirë dhe kurajo për të marrë përgjegjësi përsipër.
- Aftësi komunikuese shumë të mira me pacientët dhe shoqëruesit e tyre.
- Karakter i durueshëm dhe jo konfliktual.
Aftësi të tjera
Njohja e gjuhës Angleze është avantazh.
Lloji i punës:
Me kohë të plotë/Me kohë të pjesshme
Orari:
- 08:00 deri 17:00 nga e Hëna në të Premte.
- Pushim 60 minuta në intervalin 13:00-15:00 në koordinim me kolegët.
- E Shtunë dhe e Dielë janë pushim.
Me kohë të pjesshme: