Rreth Nesh


Blog

Jemi një klinikë mjekësore private e cila funksionon në dy specialitete kryesore: Gastro-Hepatologji dhe Kardiologji. Ofrojmë shërbime të ndryshme në këto specialitete si, konsulta me mjekë specialistë, ekzaminime instrumentale invazive dhe joinvazive, teste të ndryshme laboratorike, klinike, biokimike, hormonale, tumorale dhe mikrobiologjike.

Jemi themeluar në vitin 1999, në Tiranë, nga Dr. Nina dhe Dr. Ilir, Kajo si një studio e vogël mjekësore.

Diagnostikojmë dhe trajtojmë mesatarisht 7’000 pacientë në vit, të cilët vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe nga trevat e tjera Shqip-Folëse të Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Vizioni

  • Të jemi pikë referimi e shërbimit shëndetësor privat në rajon.
  • Të përmirësojmë cilësinë e jetës së njerëzve.

Misioni

  • Të ofrojmë një shërbim mjekësor profesional, etik dhe pa kompromise në cilësi.
  • Të ofrojmë një ambjent pune profesional, të ngrohtë, dhe të mirëpaguar për të gjithë punonjësit tanë. Një ambjent ku ata të ndihen mirë, të rriten profesionalisht dhe të ngrihen në detyrë.
  • Të punësojmë gjithmonë staf mjekësor profesional, etik dhe në linjë me vizionin tonë.
  • Të përdorim vetëm aparaturat dhe materialet mjekësore të cilësisë më të mirë që ofron tregu, gjithmonë të standarteve perëndimore, dhe gjithmonë bashkëkohore.
  • Të ofrojmë një shërbim ndaj klientit cilësor, duke krijuar një ambjent të ngrohtë dhe familjar për pacientët tanë. Një ambjent ku ata të komunikojnë lehtësisht me stafin mjekësor dhe të mos dalin asnjëherë nga klinika me pyetje të papërgjigjura.
  • Të ofrojmë gjithmonë çmime konkuruese, asnjëherë mbi mesataren e tregut ku operojmë, por asnjëherë duke kompromentuar cilësinë.

Vlerat

  • Profesionalizëm – Çdo mjek, infermier apo laborant që punon në klinikë është i arsimuar, i kualifikuar dhe i liçensuar nga organet përkatëse për punën që ai/ajo do të kryejë në klinikë. Çdo mjek, infermier apo laborant që punon në klinikë, provon gjatë punës në klinikë aftësitë e tij/saj profesionale duke u bazuar në objektivat e vendosur nga drejtuesit e shërbimit mjekësor. Rikualifikimi, trainimi dhe edukimi në vazhdim janë në kontroll të vazhdueshëm dhe do të jenë gjithmonë pjesë përbërëse e vlerësimit vjetor të çdo punonjësi në klinikë. Një shërbim profesional mund të kryhet vetëm nga profesionistë.

  • Cilësi – Çdo punonjës i klinikës jep maksimumin e aftësive të tij/saj për të garantuar diagnostikimin dhe trajtimin më të mirë të mundshëm për të gjithë pacientët që zgjedhin të vijnë në klinikë. Çdo punonjës i klinikës përdor në maksimum të gjitha mjetet e punës në dispozicion për të garantuar saktësinë maksimale të çdo ekzaminimi instrumental apo laboratorik që kryhet në klinikë. Shqetësimi kryesor i çdo punonjësi të klinikës është shëndeti i pacientëve.

  • Etikë – Çdo punonjës i klinikës është i drejtuar nga principe të forta morale. Përpara se të punësojmë një mjek të mirë ne punësojmë një njeri të mirë, të drejtë dhe me integritet. Çdo punonjës i klinikës është në gjëndje të jetë i drejtë dhe të mbajë përgjegjësi, jo vetëm ligjore, por edhe morale për veprimet që ai/ajo kryen me vullnetin e tij/saj të lirë. Besimi i pacientëve tek një mjek vjen si pasojë e ndërthurjes së vlerave të tij njerëzore dhe atyre profesionale. Një shërbim mjekësor pa vlerat morale në thelb nuk mund të jetë asnjëherë cilësor, profesional apo i besueshëm.

  • Respekt – Çdo pacient i klinikës trajtohet me maksimumin e përkushtimit pa dallim kombësie, race, feje, krahine, gjinie, orientimi seksual, statusi ekonomik, social apo politik. Çdo punonjës i klinikës vlerëson maksimalisht çdo pacient që zgjedh klinikën tonë, duke na besuar gjënë më të shtrenjtë që një njeri mund të ketë: shëndetin.