Sëmundja nga refluksi gastroezofageal ose GERD (Gastro Esophageal Reflux Disease) ndodh kur përmbajtja acide e stomakut kthehet në ezofag dhe jep simptoma ose komplikacione. Kjo do të thotë që GERD është një bashkësi e ankesave dhe e dëmtimeve të mukozës së ezofagut. GERD është një nga sëmundjet më të shpeshta të tubit tretës.
Kthimi (refluksi) i sekrecioneve të stomakut, sekrecione të cilat janë acide, ndodh:
- Kur ka prishje të një ose disa elementeve që pengojnë refluksin (mekanizmin antirefluks).
- Nga një dobësim i mekanizmave të pastrimit dhe neutralizimit të përmbajtjes së stomakut që kthehet në ezofag.
Shenjat kryesore të GERD janë:
- Urthi.
- Regurgitimi (rikthimi i lëngjeve dhe/ose ushqimeve në gojë).
- Disfagia (vështirësia në kalimin e ushqimeve).
- Odynofagia (dhimbja gjatë kalimit të ushqimit në stomak).
- Ndjesia e pështymës si shkumë në gojë.
- Lëngëzim i shtuar, i thartë dhe/ose i kripur në gojë.
- Kolla kronike.
- Astma.
- Erozionet (gërvishtjet ose gërryerjet) e dhëmbëve.
- Sëmundjet obstruktive (bllokuese) të mushkërive.
- Ngjirja e zërit.
- Ndjesia e një lëmshi në fyt.
- Ndjenja e sekrecioneve në fyt, të cilat thithen nga hunda.
- Sinusiti.
- Otiti i mesëm (sëmundja e veshit të mesëm).
- Pneumonitë e përsëritura dhe kanceri i laringut.
GERD mund të ketë dhe komplikacione të tjera:
- Ngushtimi i ezofagut.
- Transformimi i indit të riparuar në mukozë gastrike (ezofag i Barrett-it), i cili ka një përqindje të malinjizimit, pra të kancerizimit.
- Transformimi në kancer.
- Sëmundje si astma, laringjiti dhe kolla.
Diagnoza:
- Përpara se të vendoset një diagnozë e saktë për GERD duhet të përjashtohen sëmundje të tjera me simptoma të ngjashme:
- Sëmundjet e zemrës.
- Sëmundjet e rrugëve të tëmthit.
- Sëmundjet ulçeroze.
- Sëmundjet e tjera të ezofagut.
- Vizitë gastro-hepatologjike.
- Gastroskopi (Në disa raste me biopsi).
- Analiza laboratorike në gjak:
- Gjak komplet.
- Funksioni hepatik (i mëlçisë): bilirubinë direkte, bilirubinë totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, fibrinogjen, albuminemi.
- Funksioni renal (i veshkës): azotemi, kreatinemi.
- Glicemi.
- INR.
- Lipidograma: HDL, LDL, triglicerid, kolesterol total.
- Hekuri në gjak: sideremi, ferritinemi.
- Markerat tumoralë: AFP, CEA, Ca 19-9.
- Analiza laboratorike në feçe:
- Ekografi Abdominale.
- Monitorimi i pH të ezofagut (matja e pH në nivele të ndryshme të ezofagut).
Trajtimi:
- Terapia medikamentoze, kohëzgjatja e të cilave kushtëzohet nga grada e dëmtimeve ezofageale.
- Rregullimi i dietës ushqimore dhe i mënyrës së jetesës.
- Rënia në peshë, tek ata që janë mbi peshë, është e një rëndësie të veçantë dhe është e padiskutueshme në shërimin e sëmundjes.
Parandalimi:
- Këshillat dietike dhe ato të mënyrës së jetesës mund të aplikohen edhe nga persona që nuk vuajnë nga GERD. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
- GERD nuk mund të parandalohet plotësisht, por shmangia e komplikacioneve të tij është e rëndësishëm në kurimin e sëmundjes që në stadet (fazat) më të hershme.
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.