Gastro-Hepatologji


Blog

Gastro-Hepatologji

Çfarë përfshin gastro-hepatologjia

Gastro-hepatologjia është specialiteti mjekësor që merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të aparatit tretës dhe të organeve të lidhura me funksionin e tij. Kjo fushë përfshin vlerësimin e proceseve funksionale dhe organike që ndikojnë tretjen, metabolizmin dhe funksionin hepatik. Në fokusin e gastro-hepatologjisë janë:

  • Ezofagu, stomaku dhe zorra e hollë dhe zorra e trashë.
  • Mëlçia, fshikëza e tëmthit dhe rrugët biliare.
  • Pankreasi.

Qasja klinike synon identifikimin e shkakut të simptomave, përcaktimin e diagnozës së saktë dhe menaxhimin afatgjatë të sëmundjeve, duke parandaluar komplikacionet.


Indikacionet për konsultë gastro-hepatologjike

Konsulta gastro-hepatologjike rekomandohet në prani të simptomave të vazhdueshme ose të përsëritura që sugjerojnë përfshirje të aparatit tretës ose të mëlçisë, si dhe në rastet kur analizat laboratorike paraqesin ndryshime të pashpjeguara.

Situatat më të shpeshta përfshijnë:

  • Dhimbje abdominale kronike ose progressive.
  • Dispepsi, fryrje, ndjesi rëndese pas ushqimit.
  • Refluks gastro-ezofageal, urth ose disfagi.
  • Nauze, të vjella, humbje oreksi ose humbje të paqëllimshme peshe.
  • Ndryshime të qëndrueshme në jashtëqitje.
  • Rritje të enzimave hepatike ose alterime të tjera biokimike.

Vlerësimi i specializuar ndihmon në diferencimin e çrregullimeve funksionale nga patologjitë organike.


Patologjitë që diagnostikohen dhe menaxhohen

Departamenti i Gastro-Hepatologjisë merret me diagnostikimin dhe ndjekjen e një spektri të gjerë sëmundjesh, përfshirë:

  • Çrregullime funksionale të traktit gastrointestinal.
  • Sëmundje inflamatore të aparatit tretës.
  • Sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë.
  • Hepatite me etiologji të ndryshme.
  • Patologji biliare, përfshirë gurët në fshikëzën e tëmthit dhe rrugët biliare.
  • Sëmundje të pankreasit.
  • Patologji neoplazike dhe jo-neoplazike të traktit gastrointestinal.

Menaxhimi klinik bazohet në diagnozën, stadin e sëmundjes dhe karakteristikat individuale të pacientit.


Qasja diagnostike dhe vendimmarrja klinike

Procesi gastro-hepatologjik ndjek një qasje të strukturuar dhe të bazuar në praktikat bashkëkohore mjekësore:

  1. Anamnezë e detajuar dhe vlerësim i simptomave.
  2. Ekzaminim klinik i orientuar.
  3. Planifikim për ekzaminime diagnostike të përshtatshme.
  4. Kryerja e ekzaminimeve diagnostike.
  5. Interpretim i integruar i rezultateve.
  6. Përcaktim i planit terapeutik dhe ndjekje në kohë.

Rezultatet diagnostike interpretohen gjithmonë në kontekstin klinik të pacientit dhe jo në mënyrë të izoluar.


Ekzaminimet që kryhen në departament

Në varësi të indikacionit mjekësor, në Departamentin e Gastro-Hepatologjisë mund të kryhen:

  • Ekzaminime endoskopike diagnostike dhe terapeutike si gastroskopi dhe kolonoskopi.
  • Ekografi abdominale dhe elastografi e mëlçisë.
  • Procedura të specializuara gastro-hepatologjike.

Informacioni i detajuar mbi secilin ekzaminim ofrohet në seksionin Ekzaminime Mjekësore.


Bashkëpunimi multidisiplinor

Menaxhimi i pacientëve realizohet në bashkëpunim të ngushtë me:

  • Laboratorin diagnostik.
  • Shërbimet e imazherisë.
  • Specialitete të tjera klinike.

Ky bashkëpunim siguron një vlerësim të plotë dhe një qasje terapeutike të koordinuar.


Ekipi mjekësor

Shërbimi i Gastro-Hepatologjisë në Klinika Kajo ofrohet nga një ekip mjekësh specialistë, të angazhuar në vlerësimin klinik, diagnostikimin dhe menaxhimin e patologjive të aparatit tretës dhe të mëlçisë.


Për informacion të detajuar mbi formimin profesional dhe fushat e interesit të secilit mjek, ju ftojmë të vizitoni faqet individuale përkatëse.