Laborator


Laboratori është një departament shumë i rëndësishëm për një institucion mjekësor. Analizat e ndryshme, që mund të kryhen në laborator, janë shpesh vendimtare në:

  • Vendosjen e diagnozës përfundimtare dhe/ ose diagnozës diferenciale.
  • Përcaktimin e llojit dhe/ose të dozës së mjekimit.
  • Kontrollin periodik të një patologjie të caktuar.
  • Kontrollin rutinë të një individi.

  • Në laboratorin tonë mund të kryen analiza klinike, biokimike, imunologjike, hormonale, tumorale dhe bakteriologjike. Lista e mëposhtme përfshin ato më të zakonshmet.

Analizat klinike

  • Hemogramë (gjak komplet) – analizë e cila pasqyron elementet e figuruara të gjakut. Disa prej tyre janë:
    • Rruazat e bardha (WBC).
    • Rruazat e kuqe (RBC).
    • Pllakëzat e gjakut (PLT).
    • Etj.
  • Formulë leukocitare – analizë e cila tregon sasinë e elementeve përbërëse të rruazave të bardha, të shprehur në përqindje.
  • Urinë komplet – analizë e thjeshtë urine me anë të së cilës konstatohet prezenca e rruazave të bardha (leukocite), e rruazave të kuqe (eritrocite) dhe e bakterieve.

Analizat biokimike

  • Tregues të funksionit të veshkës:
    • Azotemi.
    • Kreatinemi.
  • Tregues të funksionit të mëlçisë:
    • Bilirubinë totale.
    • Bilirubinë direkte.
    • SGOT.
    • SGPT.
    • ALP.
    • GGT.
    • LDH.
  • Treguesit laboratorikë të diabetit:
    • Glicemi esëll.
    • Glicemi 2 orë pas ushqimi.
    • HbA1c.
  • Lipidograma – analiza të cilat tregojnë nivelin e yndyrave në gjak:
    • Kolesterol.
    • Triglicerid.
    • HDL.
    • LDL.
  • Tregues labotatorikë të funksionit të pankreasit:
    • Amilazemi.
    • Amilazuri.
    • Lipazemi.
  • PCR – proteina C reaktive.
    • Vlerat e kësaj analize mund të rriten në rastet e inflamacioneve të ndryshme si:
      • Apendisiti.
      • Pankreatiti.
      • Sëmundjet reumatizmale.
      • Sëmundjet inflamatore të zorrëve.
    • Mund të përdoret për të vlerësuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të arterieve koronare.
  • Fibrinogjeni – analizë e cila shërben kryesisht për:
    • Studimin e faktorëve të koagulimit të gjakut.
    • Për monitorimin e sëmundjeve progresive të mëlçisë, kockave, artikulacioneve, etj.
  • Niveli i protrombinës/INR – analizë e cila kontrollon mekanizmin e koagulimit të gjakut. Ndër funksionet kryesore të saj janë:
    • Monitorimi i terapisë me hollues gjaku për pacientët që vuajnë nga sëmundje të zemrës.
    • Monitorimi i pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundje kronike të mëlçisë si: hepatitet dhe cirozat.
  • Albuminemi – analizë e cila shërben si tregues i përpunimit të albuminës në mëlçi. Në sëmundjet kronike të mëlçisë, si hepatitet dhe cirrozat, përpunimi i saj është deficitar dhe për pasojë vlerat e analizës dalin të ulëta.
  • Proteina totale analizë e cila kryesisht tregon:
    • Gjjendjen nutricionale të organizmit.
    • Funksionin e mëlçisë dhe të veshkave.
  • Uricemia – analizë e cila tregon nivelin e acidit urik në gjak. Një nivel i lartë i acidit urik në gjak mund të na sugjerojë sëmundje të artikulacioneve.
  • Sideremia – analizë e cila tregon nivelin e hekurit në gjak. Përdoret kryesisht për diagnozën dhe ecurinë klinike të pacientëve që trajtohen për anemi nga mungesa e hekurit.
  • Elektrolitet në gjak – analizë e cila tregon nivelin e elektroliteve ose të mineraleve në gjak.
    • Kalcium (Ca).
    • Kalium (K).
    • Magnez (Mg).
    • Klor (Cl).
    • Natrium (Na).
  • Acidi Folik – analizë e cila tregon nivelin e acidit folik në gjak. Ndihmon në diagnostikimin e llojit të anemive.
  • Vitamina B12 – analizë e cila tregon nivelin e vitaminës B12 në gjak. Ndihmon në diagnostikimin e llojit të anemive.
  • CPK – analizë e cila tregon nivelin e kreatinë fosfokinazës në gjak. Ajo shërben për të diagnostikuar:
    • Arrestin kardiak
    • Sëmundje të muskujve
    • Infeksione post-operatore.
  • Faktori reumatoid – analizë e cila përdoret për diagnostikimin e artritit reumatoid dhe sëmundjeve të tjera autoimune.


Analizat imunologjike

  • AgHBs – tregues viral. Analizë e cila shërben për të identifikuar infektimin nga virusi i hepatitit B.
  • AntiHCV – tregues viral. Analizë e cila shërben për të identifikuar infektimin nga virusi i hepatitit C.
  • HIV 1-2 – analizë e cila shërben për të identifikuar infektimin nga virusi HIV.
  • ASO – analizë e cila tregon nivelin plazmatik të antitrupave të antisterptolizinës. Ajo shërben për të diagnostikuar infeksionin e shkaktuar nga bakteri i streptokokut.
  • Feçe gjak okult – analizë e cila tregon prezencën e gjakut në feçe. Analizë rutinë për diagnostikimin e kancerit të zorrës së trashë.
  • Antigeni fekal për H. pylori – analizë e cila tregon mbetjet e helikobakter pilorit në feçe.
  • Ferritinemi – analizë e cila tregon rezervat e hekurit në gjak. Nivele të ulëta të saj ndeshen në rastet e anemive, kurse nivele të rritura të saj mund të ndeshen në sëmundje tumorale ose sëmundje kronike të mëlçisë, si hemokromatoza.
  • Analizat hormonale
  • Kontrolli i funksionit të gjëndrës tiroide:
    • TSH.
    • FT3.
    • FT4.


Markuesit tumoralë

  • CEA – tregues tumoral i rëndësishëm për diagnostikimin dhe ecurinë e pacientëve që vuajnë dhe janë nën terapi për tumoret e zorrës, gjirit dhe mushkërive.
  • AFP – analizë e cila përdoret për:
    • Diagnostikimin dhe ecurinë klinike të pacientëve që vuajnë dhe janë nën mjekim për disa lloje tumoresh si:
      • Të mëlçisë.
      • Të lëkurës.
      • Të zorrës.
    • Evidentimin e tumorit të testikujve.
    • Kontrollin e anomalive embrionale dhe ato të placentës gjatë shtatzënisë.
  • CA 19-9 – analizë e cila shërben për diagnostikimin dhe ecurinë klinike të pacientëve që vuajnë dhe janë nën mjekim për disa lloje tumoresh si:
  • Ca 125 – analizë e cila shërben për diagnostikimin dhe ecurinë klinike të pacientëve që vuajnë dhe janë nën mjekim, kryesisht për tumorin e vezoreve. Vlera të larta të saj mund sugjerojnë dhe:
    • Tumore të qafës së mitrës.
    • Ciroza hepatike.
    • Tumore të pankreasit, të mushkërive, të orrës.
  • Psa/fPsa – analizë e cila lidhet me kancerin e prostatës. Në rastet kur rezultati del pozitiv, na s’gjeron se pacienti mund të vuajë nga kanceri i prostatës, kështu ekzaminimet instrumentale dhe laboratorike vazhdojnë për të konfirmuar ose rrëzuar këtë indikacion. Në rastet kur rezultati del negativ, gjithsesi nuk mund të përjashtohet 100% rreziku i kancerit të prostatës.


  • Analizat bakteriologjike

  • Feçe parazit – analizë e cila tregon prezencën e parazitëve të ndryshëm, si giardia lamblia, në organizëm. Parazitë të cilët transmetohen lehtësisht ndërmjet individëve dhe shkaktojnë shqetësime tek të prekurit prej tyre. Nëse lihen pa u trajtuar mund të shkaktojnë probleme serioze.
  • Feçe kandida – analizë e cila tregon prezencën e kandidës (myk ose kërpudhë) në traktin tretës.
  • Koprokultura – analizë e cila tregon prezencën e baktereve, si salmonela dhe/ose shigela, në organizëm. Baktere të cilat shkaktojnë sëmundje të rrezikshme për jetën e njeriut.
  • Urokultura – analizë e cila tregon prezencën e baktereve në traktin urinar. Baktere të cilat mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme dhe në disa raste të rrezikshme për jetën e njeriut, siç është dhe e coli.
  • Kulturë fyti për kandida dhe koke – analizë e cila tregon prezencën e infeksioneve bakteriale ose mykotike në rrugët e frymëmarrjes.