Karriera

Te “Klinika Kajo” ne besojmë se “Asset”-i më i rëndësishëm që një kompani ka, pa dallim industrie, madhësie apo filozofie, janë njerëzit. Ata njerëz, pa punën e përditshme dhe mendjen e të cilëve asnjë kompani nuk do të mund të funksiononte, pavarësisht burimeve financiare, pronave fizike apo teknologjisë së fundit. Janë ata njerëz, përkushtimi i përditshëm i të cilëve i jep frymë, zemër dhe shpirt çdo kompanie dhe e çon atë përpara duke bërë që pjesa tjetër e njerëzve ta zgjedhin dhe ta besojnë atë në çdo produkt apo shërbim që ofron.

Ne e kemi bërë pjesë thelbësore të misionit tonë krijimin e një mjedisi pune profesional, të ngrohtë dhe të mirëpaguar për të gjithë punonjësit tanë; një mjedis ku ata të ndihen mirë, të sigurt, të vlerësuar, të rriten profesionalisht dhe të ngrihen në detyrë.

Ne jemi gjithmonë në kërkim të njerëzve që besojnë në vizionin dhe misionin tonë, por që ndajnë edhe të njëjtat vlera me ne. Nëse mendoni se jeni personi i duhur për ne dhe dëshironi t’i bashkoheni rrugëtimit tonë drejt suksesit, ju ftojmë të aplikoni në një nga pozicionet e listuara më poshtë.



Pozicionet Vakante

Për momentin nuk ka pozicione pune të lira.