Koliti spastik, ose sindromi i zorrës së irrituar përshkruhet si një grup ankesash të cilat vazhdojnë për një periudhë relativisht të gjatë kohore mbi tre muaj. Këto ankesa dëmtojnë cilësinë e jetës dhe për to nuk ka një sëmundje të përcaktuar që të jetë përgjegjëse.
Ankesat:
- Dhimbje dhe/ose fryrje barku
- Çrregullime të jashtëqitjes – diarre, kapsllëk ose një formë e ndërthurur ndërmjet tyre (herë njëra, herë tjetra).
- Ndjesi e ngopjes së shpejtë pas ngrënies.
- Kur ankesat e mësipërme zgjasin mbi tre muaj.
KUJDES!!! Nëse ankesat e mësipërme shoqërohen me një ose disa nga simptomat e mëposhtme, nuk kemi të bëjmë me sindromën e zorrës së irrituar. Këto ankesa janë:
- Temperaturë.
- Jashtëqitje me gjak.
- Rënie në peshë.
- Ulje të theksuar të oreksit.
Diagnoza:
Vendoset nga mjeku vetëm nëse janë përjashtuar shkaqe të tjera të ankesave të mësipërme duke u bazuar në:
- Vizitë gastro-hepatologjike.
- Gastroskopi.
- Kolonoskopi.
- Ekografi abdominale.
- Tushe rektale (ekzaminimi me gisht i kanalit anal).
- Analiza laboratorike në gjak:
- Funksioni hepatik (i mëlçisë): bilirubinë direkte, bilirubinë totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, fibrinogjen, albuminemi.
- Funksioni i pankreasit: amilazemi, amilazuri.
- Funksioni renal (i veshkës): azotemi, kreatinemi.
- Elektrolitet (Ca, K, Mg, Cl, Na).
- Glicemi.
- INR.
- Gjak Komplet.
- Lipidograma: HDL, LDL, triglicerid, kolesterol total.
- Hekuri në gjak: sideremi, ferritinemi.
- Markerat tumoralë: CEA, AFP, Ca 19-9, Ca 125.
- Markerat viralë: AgHbs, AntiHCV.
- Hormonet e tiroides: Ft3, Ft4, TSH.
- Analiza laboratorike në feçe dhe në urinë:
- Urinë komplet.
- Feçe kandida.
- Koprokulturë.
- Feçe parazit.
- Antigen fekal për helikobakter pilori.
- Feçe gjak okult.
- Feçe për yndyra, feçe për fibra elastike dhe muskulore.
- Kalprotectina ne feçe.
Trajtimi:
- Mjekim të mirëpërcaktuar shkakor nuk ka!!!
- Një regjim dietik ushqimor i pasur me fibra (por jo vetëm) në vartësi të jashtëqitjes ndihmon. Gjithashtu, eliminimi i ushqimeve që krijojnë problem është i rëndësishëm. (Klikoni këtu për më tepër)
- Psikoterapi dhe menaxhim i stresit.
- Mjekimi me medikamente simptomatike, antispastike ose qetësues të sistemit nervor, kundër fryrjes së barkut, kundër kapsllëkut ose diarresë gjithmonë sipas porosisë së mjekut, përbën trajtimin e duhur medikamentoz për kolitin spastik.
Parandalimi:
Konsulta me mjekun gastro-hepatolog në rastet e çrregullimeve të zakonit tuaj të jashtëqitjes, mund të shërbejë për ta diagnostikuar këtë sëmundje në hapat e parë dhe për të shmangur në këtë mënyrë komplikacionet.
Dieta e rregullt dhe e balancuar ushqimore është gjithmonë një plus në të gjitha problemet e tubit tretës.
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.