Pozicioni i Punës:
Mjek/e Gastro-hepatolog/e
Niveli i kualifikimit:
- Leje (liçencë) për ushtirmin e profesionit si mjek gastro-hepatolog
Eksperienca:
4 Vite +
Detyrat funksionale të pozicionit të punës:
- Të kryejë vizitën gastro-hepatologjike dhe të përcaktojë planin e ekzaminimeve.
- Të kryejë dhe të interpretojë ekzaminimet e mëposhtme:
- Gastroskopi
- Kolonoskopi
- Ekografi Abdominale (konsiderohet plus)
- Të plotësojë kartelën elektronike të pacientit me të dhënat demografike, klinike dhe instrumentale përkatëse.
- Të interpretojë të dhënat klinike dhe të sqarojë pacientin në detaj, duke iu përgjigjur me durim dhe përkushtim të gjitha pyetjeve të tij/saj.
- Të përcaktojë diagnozën përfundimtare dhe të përgatisë planin e trajtimit.
- Të plotësojë të gjithë dokumentacionin përkatës dhe ta firmosë dhe vulosë atë.
- Të marrë pjesë në trajnime dhe specializime të përcaktuara dhe të financuara nga punëdhënësi.
- Të përgatisë dhe/ose të përkthejë/validojë materiale të shkruara mjekësore (artikuj, përmbledhje, broshura informative për pacientë).
- Të kontribuojë në zhvillimin e përmbajtjeve edukative për faqen zyrtare të klinikës dhe rrjetet sociale.
- Të trajnojë, edukojë, asistojë dhe mbështesë stafin ndihmës.
Cilësitë personale të nevojshme për këte pozicion pune:
- Korrektësi maksimale në zbatimin e orareve, rregullave, proçedurave dhe udhëzimeve.
- Aftësi për të punuar në grup me kolegë të profesioneve të ndryshme, të moshave të ndryshme dhe të eksperiencave të ndryshme.
- Aftësi, dëshirë dhe vullnet për të mësuar gjëra të reja në profesion dhe për tu përshtatur me një ambjent të ri pune, sa më shpejt.
- Dëshirë dhe kurajo për të marrë përgjegjësi përsipër.
- Aftësi komunikuese shumë të mira me pacientët dhe shoqëruesit e tyre.
- Karakter i durueshëm dhe jo konfliktual.
Aftësi të tjera
Njohja e gjuhës Angleze është avantazh.
Lloji i punës:
Me kohë të plotë
Orari:
- 08:00 deri 17:00 nga e Hëna në të Premte.
- Pushim 60 minuta në intervalin 13:00-15:00 në koordinim me kolegët.
- E Shtunë dhe e Dielë janë pushim.