Pozicioni i Punës:
Mjek/e Hematolog/e
Niveli i kualifikimit:
- Leje (liçencë) për ushtirmin e profesionit si mjek hematolog
Eksperienca:
4 Vite +
Detyrat funksionale të pozicionit të punës:
- Kryerja e vizitës hematologjike dhe përcaktimi i planit të ekzaminimeve të nevojshme.
- Diagnostikimi, trajtimi dhe monitorimi i sëmundjeve të gjakut dhe sistemit hematopoetik.
- Interpretimi i analizave laboratorike hematologjike dhe rezultateve të tjera të lidhura.
- Bashkëpunimi me laboratorin klinik për vlerësimin e rezultateve komplekse.
- Hartimi i planit terapeutik dhe ndjekja e ecurisë klinike të pacientëve.
- Plotësimi i kartelës elektronike të pacientit me të dhënat demografike, klinike dhe laboratorike.
- Sqarimi i pacientit dhe familjarëve mbi diagnozën, ecurinë dhe trajtimin me qartësi dhe kujdes profesional.
- Plotësimi, firmosja dhe vulosja e të gjithë dokumentacionit përkatës mjekësor.
- Pjesëmarrja në konferenca dhe trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e hematologjisë, të përcaktuara dhe financuara nga punëdhënësi.
- Përkthimi dhe/ose përgatitja e materialeve shkencore dhe edukative për pacientët.
- Përgatitja e materialeve mjekësore shpjeguese për sëmundjet hematologjike më të zakonshme.
- Trainimi dhe asistimi i i stafit ndihmës.
Cilësitë personale të nevojshme për këte pozicion pune:
- Korrektësi maksimale në zbatimin e orareve, rregullave, proçedurave dhe udhëzimeve.
- Aftësi për të punuar në grup me kolegë të profesioneve të ndryshme, të moshave të ndryshme dhe të eksperiencave të ndryshme.
- Aftësi, dëshirë dhe vullnet për të mësuar gjëra të reja në profesion dhe për tu përshtatur me një ambjent të ri pune, sa më shpejt.
- Dëshirë dhe kurajo për të marrë përgjegjësi përsipër.
- Aftësi komunikuese shumë të mira me pacientët dhe shoqëruesit e tyre.
- Karakter i durueshëm dhe jo konfliktual.
Aftësi të tjera
Njohja e gjuhës Angleze është avantazh.
Lloji i punës:
Me kohë të plotë/Me kohë të pjesshme
Orari:
- 08:00 deri 17:00 nga e Hëna në të Premte.
- Pushim 60 minuta në intervalin 13:00-15:00 në koordinim me kolegët.
- E Shtunë dhe e Dielë janë pushim.
Me kohë të pjesshme: