Pyetjet më të shpeshta



  • 1. Herë pas here kam dhimbje të forta barku, të cilat pas 1 ose 2 ditësh zhduken dhe gjatë javës rifillojnë përsëri. A duhet të vizitohem tek një mjek?

    Dhimbja e fortë e barkut është jo thjesht një shqetësim i madh i të sëmurit por dhe një dilemë e madhe e mjekut. Kjo ndodh pasi shkaqet e kësaj dhimbje mund të jenë të shumta dhe të ndryshme. Për të diferencuar një dhimbje e cila shkaktohet nga një sëmundje kalimtare nga një dhimbje e cila shkaktohet nga një sëmundje që kërkon një diagnozë dhe një trajtim specifik duhen kryer disa ekzaminime klinike dhe instrumentale. E para, në këtë rast, është gjithmonë konsulta me mjekun Gastro-Hepatolog, i cili bazuar në të dhënat klinike do të përgatisë dhe planin e ekzaminimeve përkatës. Ky plan do të shërbejë për të përcaktuar diagnozën e saktë dhe si rrjedhim planin e trajtimit.

  • 2. Kam dëgjuar që kolonoskopia mund të jetë shumë e dhimbshme. Çfarë mund të bëhet kundër dhimbjes?

    Nëpërmjet aparaturave të kohës dhe nëpërmjet medikamenteve që kemi në dispozicion është e mundur që ky ekzaminim të kryhet praktikisht pa dhimbje. Pacienti mund të jetë në gjëndje të plotë gjumi gjatë ekzaminimit pa ndjerë asnjë lloj shqetësimi. Nëse pacienti do të preferojë të jetë zgjuar ose gjysëm zgjuar, pa ndjerë asnjë lloj dhimbje, kjo përsëri është e mundur. Ne mundemi që gjatë këtij ekzaminimi dhe nën efektin e sedativëve të komunikojmë me pacientin, në mënyrë që të reagojmë sa më shpejt ndaj ankesave të tij. Mënyra e kryerjes së këtij ekzaminimi me sedacion të plotë apo të pjesshëm do të varet nga mosha, sëmundjet shoqëruese, por dhe deshira e vetë pacientit. Një konsensus i shkruar do të merret nga pacienti përpara çdo ekzaminimi me sedacion. Gjithashtu, një bisedë paraprake e detyrueshme me mjekun do të informojë pacientin dhe mund të largojë ankthin duke e bërë këtë ekzaminim më të pranueshëm.

  • 3. Unë kam shpesh fryrje barku dhe gazra. Nuk e kam të qartë nga se mund të vijnë? Çfarë mund të bëhët kundër kësaj ndjesie të pakëndshme?


    Hapi i parë është gjithmonë konsulta me mjekun, dhe në këtë rast, me mjekun Gastro-Hepatolog. Pas konsultës me mjekun, mund të kërkohet kryerja e disa ekzaminimeve instrumentale si:

    Gjithashtu, kërkohet edhe rregullimi i dietës ushqimore dhe mënyrës së jetesës. Nëse nuk konstatohet ndonjë shkak specifik, mjeku do bisedojë me pacientin për trajtimin simptomatik të ankesave.

  • 4. Duhet të trajtohet në çdo rast majasëlli (hemorroidet)?

    Është e vetëkuptueshme që në rast ankesash, një konsultë me mjekun Gastro-Hepatolog duke përfshirë ekzaminimin klinik dhe instrumental nga ana e tij janë të domosdoshme. Këto shërbejnë për të përcaktuar gradën e hemorroideve, për të shmangur komplikacionet dhe për të vendosur mënyrën e trajtimit. Vetëm grada e katërt e hemorroideve duhet të trajtohet me rrugë kirurgjikale.

  • 5. Çfarë mund të bëj kundër urthit?

    Në shumicën e rasteve urthi është i lidhur me prodhimin e tepërt të acidit të stomakut dhe/ose me çrregullimin e zbrazjes së stomakut. Kjo bën që aciditeti të kthehet, dhe të refluktohet në ezofag. Shkaktarë të mundshëm mund të jenë edhe disa produkte të caktuara ushqimore. Në rast se urthi ju bezdis natën, duhet të ngrini kokën e krevatit në mënyrë që shpatullat të mos jenë në të njëjtin nivel me barkun. Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të bini nga pesha. Por, për mjekun Gastro-Hepatolog është shumë e rëndësishme të përcaktohet nëse urthi ka dhënë dëmtime të mukozës së ezofagut. Nëse po, të cilës gradë janë ato. Për këtë arsye,

  • 6. Mund të jetë kapsllëku arsyeja që unë pavarësisht se ha pak, shtoj gjithmonë e më shumë në peshë?

    Jo! Sepse shtimi në peshë është rezultat i një disekuilibri midis marrjes së energjisë (ushqimit) dhe shpenzimit të saj (aktivitetit fizik). Në shumë raste mungesa e aktivitetit fizik çon edhe në konstipacion. Dieta juaj ushqimore mund të jetë një faktor tjetër i rëndësishëm, qoftë ky për shtimin në peshë apo për konstipacionin. Nuk duhet të harrojmë se edhe disa sëmundje të tjera të metabolizmit ju çojnë në shtimin e peshës.

    Për këtë arsye, një kontroll mjekësor është gjithmonë i vlefshëm. Konsultimi me mjekun Gastro-Hepatolog në të gjitha rastet do të ishte mjaft i dobishëm.

  • 7. Unë kam frikë dhe ankth nga Gastroskopia sepse më vjen vazhdimisht për të vjellë nga provokimi më i vogël në gojë (qoftë dhe kur laj dhëmbët) dhe më duket sikur gjatë ekzaminimit do mbytëm. Si mund të më ndihmoni?

    Ju mund dhe duhet të flisni me mjekun tuaj Gastro-Hepatolog për këtë ndjesi. Ai dhe stafi i tij do t’ju trajtojnë me profesionalizëm dhe ndjeshmëri gjatë ekzaminimit. Ju mund të zgjidhni të jeni në gjëndje të përgjumur ose në gjumë të plotë gjatë ekzaminimit.

    Gjëndje të cilat do ta bëjnë proçedurën shumë më të thjeshtë. Në të gjitha rastet, duhet të jeni të bindur se rrugët e ajrit janë të lira dhe ju mund të merrni frymë lirisht. Gjithsesi, ritmi juaj i zemrës dhe oksigjenimi juaj në gjak do të monitorohen. Nëse vuani nga astma, duhet të vini mjekun në dijeni paraprakisht.

  • 8. A duhet ta kryej Kolonoskopinë edhe pse nuk kam asnjë ankesë?

    Kolonoskopia duhet të kryhet tek të gjithë individët pas moshës 50 vjeç pavarësisht ankesave. Ky ekzaminim shërben për të parandaluar kancerin e zorrës, si një sëmundje vdekjeprurëse dhe mjaft e përhapur në këto mosha.

    Një diagnozë e hershme e kësaj sëmundje mund të shpëtojë jetën. Veçanërisht individët që kanë histori familjare me sëmundje kanceroze të zorrës së trashë ose me polipe të zorrës janë më të prirur për të vuajtur edhe ata nga të njëjtat sëmundje. Kjo do të thotë se Kolonoskopia tek këta individë duhet kryer patjetër, pavarësisht nëse kanë apo jo ankesa.