Holteri i tensionit është një aparat i përshtatur për monitorimin e tensionit arterial kryesisht gjatë 24 ose 48 orëve. Në disa raste tensioni mund të monitorohet edhe më gjatë, nëse mjeku kardiolog e gjykon të arsyeshme.
Aparati përbëhet nga një manshetë, e ngjashme me ato të aparateve të zakonshme të tensionit që lidhet me një matës të programuar. Ky matës regjistron vlerat e tensionit arterial sipas programimit të caktuar nga mjeku kardiolog. Përpunimi i të dhënave nga aparati kryhet nëpërmjet programit kompjuterik dhe njohurive të mjekut kardiolog të specializuar. Zakonisht gjatë ditës matjet programohen çdo 15-30 minuta, kurse natën çdo 30-60 minuta.
Kjo ndodh për t’i dhënë mundësi pacientit të bëjë një gjumë të rehatshëm dhe njëkohësisht të mund të regjistrohen vlerat e tensionit jashtë stresit.
Mbi 50% e popullsisë në moshë mesatare vuan nga HTA esencial idiopatik. Duke ditur rëndësinë e kësaj sëmundjeje për dëmtimet në zemër dhe komplikacionet në organe të tjera, monitorimi i tensionit arterial, me anë të holterit të tensionit, është thelbësor.
Me anë të këtij ekzaminimi mjeku kardiolog kërkon:
Monitorimi i tensionit është shumë i nevojshëm edhe te pacientët që mjekohen me medikamente të cilat hollojnë gjakun si: aspirina, xarelto, warfarina etj. Arsyeja kryesore është sepse këta pacientë janë më të predispozuar për të kaluar aksidente cerebrovaskulare (të trurit).
Gjatë mbajtjes së holterit të tensionit pacienti duhet të kryejë aktivitetin normal ditor, por duke qenë i vëmendshëm për të mos dëmtuar aparatin dhe për të mos hequr ose shkëputur manshetën. Gjatë momenteve që aparati kryen matjet pacienti duhet:
Holteri i tensionit mund të vendoset më shumë se një herë te disa pacientë.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2021 Klinika Kajo. Designed By Vizional