Sa sheqer mund të konsumoj gjatë ditës
pa vënë në rrezik shëndetin?


Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, për femrat sasia e rekomanduar e sheqerit është jo më shumë se gjashtë (6) lugë çaji (25 gramë), ndërsa për meshkujt sheqer të shtuar në ditë dhe nëntë(9) lugë çaji (38 gramë). Kufijtë për fëmijët ndryshojnë në varësi të moshës dhe të nevojave të tyre për kalori, por gjithmonë brenda intervalit tre deri në gjashtë (3-6) lugë çaji (12 - 25 gramë) në ditë.

Kaloritë e një të rrituri, që vijnë nga sheqeri i shtuar ose nga sheqernat natyrale (mjaltë, shurupe ose lëng frutash) nuk duhet të jenë më shumë se 10% e sasisë së përcaktuar më lart. Dr. Cassandra Edwards, mjeke e mjekësisë së brendshme në Aurora Health Center në Waukesha, thotë se pak sheqer në dietën tuaj është e pranueshme, por gjithmonë nëse konsumohet me moderim.

Dr. Edwards rekomandon këto këshilla për t’ju ndihmuar në menaxhimin e marrjes së sasisë së duhur të sheqerit:

  • Hani një dietë të shëndetshme. Përfshini më shumë fruta, perime, bishtajore, mish, arra dhe drithëra në dietën tuaj. Këto janë burimet më të mira të të ushqyerit për trupin tuaj, së bashku me ushqimet me glicemi të ulët, të cilat rrisin më ngadalë sheqerin në gjak. Kur zgjidhni këto ushqime, dëshira juaj për sheqer do të ulet. Mos u mundoni të hiqni dorë nga sheqeri në mënyrë të menjëhershme, por thjesht integroni më shumë ushqim të shëndetshëm në dietën tuaj.
  • Shmangni mbajtjen e ushqimeve me sheqer në shtëpi. Mos vendosni karamele, biskota dhe ushqime të tjera me sheqer të lartë në dollap dhe në frigorifer. Në vend të tyre mbani fruta.
  • Zgjidhni zëvendësues. Zëvendësuesit e sheqerit mund t'i shtohen ushqimit për të siguruar ëmbëlsi pa kalori. Disa zëvendësues janë ëmbëlsues Stevia, ose alkoole sheqeri (poliolet) si sorbitol dhe ksilitol.
  • Ndryshoni mënyrën e konsumimit të sheqerit. Shmangni ose refuzoni marrjen e lëngjeve, pijeve të përpunuara, duke i zëvendësuar me ujë. Në vend të tyre mund të hani copëza frutash. Kjo ju ndihmon edhe në marrjen e më shumë fibrave.