5 Këshilla të shpejta për të shmangur
peshën e tepër gjatë periudhave festive


1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla

Çdo 2-3 orë, konsumo gjëra të lehta për të shmangur abuzimin me ushqimin.
Ushqimet e shëndetshme, të pasura me proteina si sticks (shkopinj) me djathë ose fruta të thata, janë ideale.


    2. Shto perimet

    Mos harro që gjysmën e pjatës sate ta mbushësh me perime që përmbajnë kalori të ulët si: sallata, brokoli, fasulet e verdha, asparagu. Këto perime janë zgjedhje e mirë.


    3. Kontrollo masën

    Mos u privo nga konsumi i ëmbëlsirave tradicionale në ditë festash, por përpiqu të konsumosh porcione të vogla dhe konsumoji ato në fund të vaktit.


    4. Kujdes kur zgjedh pijen

    Zgjidh pije pa kalori ose ujë që të shmangësh tejkalimin e kalorive.


    5. Bëhu selektiv

    Mos konsumo nga të gjitha ushqimet që mund të jenë mbi tryezë. Zgjidh të preferuarat e tua, në vend që ta tejmbushësh pjatën me ç’të sheh syri.