Dieta per Refluksin Gastroezofageal (GERD)


Simptomat e refluksit shkaktohen kryesisht nga ushqimi, por ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në përkeqësimin e tyre. Më poshtë do të gjeni disa rekomandime të nevojshme për të zvogëluar sa më shumë këto simptoma.

  • Ndaloni duhanin. Nikotina (në çdo formë) dobëson muskulin e poshtëm të ezofagut dhe lejon lëngjet e stomakut të kthehen në ezofag.
  • Shmangni çamçakëzin dhe karamelet. Përtypja e tyre rrit sasinë e ajrit të gëlltitur, i cilin ndihmon refluksin.
  • Mos u shtrini për të fjetur menjëherë pasi keni ngrënë. Shmangni vaktet e vona në darkë, pasi minimalisht do t`ju duhet të prisni 2 orë para se të flini.
  • Shmangni veshjet e ngushta (rreth barkut), si dhe përkuljet e trupit pas ngrënies.
  • Vaktet tuaja duhet të jenë të vogla në sasi dhe të shumta në numër dhe jo e kundërta. E mira është të ndani ushqimin e 3 vakteve të zakonshme në 5 vakte.
  • Duhet të bini nga pesha nëse jeni mbi peshë. Obeziteti ndikon në rritje të refluksit.
  • Ngrini kokën e krevatit 15-20 cm që të evitoni refluksin gjatë gjumit. Jastëkët shtesë mund të mos mjaftojnë.
  • Ushqimet e mëposhtme ndikojnë në rritjen e refluksit:
    • Agrumet dhe lëngjet e tyre (qitro, limon, portokall, ananas, shegë).
    • Domatja.
    • Kafeja (me ose pa kafeinë).
    • Çajrat.
    • Pijet e tjera me kafeinë.
    • Ushqimet me erëza dhe përmbajtje acidike mund të mos tolerohen fare nga disa individë.
  • Ushqimet e mëposhtme irritojnë pjesën e poshtme të ezofagut, i cili është i irrituar pasi ju vuani nga refluksi, prandaj duhet të eliminohen krejtësisht.
    • Agrumet dhe lëngjet e tyre (qitro, limon, portokall, ananas, shegë).
    • Domatja.
    • Kafeja (me ose pa kafeinë).
    • Çajrat.
    • Pijet e tjera me kafeinë.
    • Ushqimet me erëza dhe me përmbajtje acidike mund të mos tolerohen fare nga disa individë.

Grupimi Të shmangen Këshillohen
Qumështi dhe nënproduktet Qumështi normal (4% yndyrë). Kosi pa yndyrë (max 1-2%), djathi i njomë.
Zarzavatet Zarzavatet e skuqura ose të bëra krem. Të gjithë zarzavatet e tjera – asnjëherë të pabëra, të forta, të pagatuara.
Frutat Agrumet si limon, portokall, qitro etj. Mollët, dardhat, pjeshkët, pjeprat, bananet, frutat e pyllit – asnjëherë të pabëra.
Buka dhe drithërat Të gjitha ato që janë bërë me qumësht normal (4% yndyrë) ose me yndyrë të lartë. Ato të bëra me pak yndyrë dhe asnjëherë të ngrohta –gjithmonë të ndënjura.
Mishi dhe nënproduktet Çdo lloj mishi me dhjamë, salçiçet, pancetta. Mishërat e bardha pa dhjamë e yndyrë, pula, peshku (pa lëkurë)
Yndyra, vajrat Të gjitha llojet e yndyrnave dhe vajrave shtazore. Yndyrnat bimore në sasi të vogla.
Yndyra, vajrat Të gjitha llojet e yndyrnave dhe vajrave shtazore. Yndyrnat bimore në sasi të vogla.
Ëmbëlsirat Çokollatat, të gjithë ëmbëlsirat e bëra me yndyrna ose vajra. Të gjitha ato të bëra pa ose me sasi shumë të vogla yndyre (më pak se 3g yndyrë për njësi).
Pijet Pijet alkoolike, kafeja (me ose pa kafeinë), pijet me gas, çajrat, çaji me mente. Pijet pa kafeinë (përveç kafes), çajrat bimorë pa mente, lëngjet (përveç atyre të agrumeve dhe domates), ujë.
Supërat Supërat me pulë, mish viçi, qumësht ose supërat krem. Supërat pa ose me pak yndyrë.


Shkarko PDF:

Blog




KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.