Simptomat e ulçerës dhe gastriteve, të cilat përfshijnë diskomfort, dhimbje ose djegie në pjesën e sipërme të abdomenit, shpesh shfaqen afërsisht 1(një) orë pas ushqimit. Pavarësisht, se dieta ushqimore nuk është shkaktar direkt i ulçerave të ndryshme, ajo ngelet një pjesë shumë e rëndësishme e planit të trajtimit së bashku me medikamentet dhe mënyrën e jetesës. Ka disa ushqime që e përkeqësojnë ulçerën dhe ngadalësojnë proçesin e shërimit.
Grupimi | Të shmangen | Këshillohen |
---|---|---|
Qumështi dhe nënproduktet | Qumështi normal (4% yndyrë). | Kosi pa yndyrë (max 1-2%), djathi i njomë. |
Zarzavatet | Zarzavatet e skuqura ose të bëra krem. | Të gjithë zarzavatet e tjera – asnjëherë të pabëra, të forta, të pagatuara. |
Frutat | Agrumet si limon, portokall, qitro etj. | Mollët, dardhat, pjeshkët, pjeprat, bananet, frutat e pyllit – asnjëherë të pabëra. |
Buka dhe drithërat | Të gjitha ato që janë bërë me qumësht normal (4% yndyrë) ose me yndyrë të lartë. | Ato të bëra me pak yndyrë dhe asnjëherë të ngrohta –gjithmonë të ndënjura. |
Mishi dhe nënproduktet | Çdo lloj mishi me dhjamë, salçiçet, pancetta. | Mishërat e bardha pa dhjamë e yndyrë, pula, peshku (pa lëkurë) |
Yndyra, vajrat | Të gjitha llojet e yndyrnave dhe vajrave shtazore. | Yndyrnat bimore në sasi të vogla. |
Ëmbëlsirat | Çokollatat, të gjithë ëmbëlsirat e bëra me yndyrna ose vajra. | Të gjitha ato të bëra pa ose me sasi shumë të vogla yndyre (më pak se 3g yndyrë për njësi). |
Pijet | Pijet alkoolike, kafeja (me ose pa kafeinë), pijet me gas, çajrat, çaji me mente. | Pijet pa kafeinë (përveç kafes), çajrat bimorë pa mente, lëngjet (përveç atyre të agrumeve dhe domates), ujë. |
Supërat | Supërat me pulë, mish viçi, qumësht ose supërat krem. | Supërat pa ose me pak yndyrë. |
Shkarko PDF:
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2021 Klinika Kajo. Designed By Vizional