Dr. Nina ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1979. Në vitin 1980 është emëruar në Klinikën e Kardiokirurgjisë, si pjesë e stafit kirurgjikal për ndërhyrjet në zemër. Me përfundimin e specializimit pasuniversitar për Kardiologji, në vitin 1985, ajo ka punuar si kardiologe në Klinikën e Kardiokirurgjisë pranë QSUT-së për 35 vjet. Në 1995 ka kryer një specializim afatgjatë në një nga 4 qendrat kardiokirurgjike më të mëdha të Europës, në Bad Oeynhausen, Gjermani, për Ekografi Kardiake (TTE dhe TEE).
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2021 Klinika Kajo. Designed By Vizional