Fissura e kanalit anal (çarja e kanalit anal)


Fissura e Kanalit Anal është një çarje gjatësore e këtij kanali e cila në shumicën e rasteve ndodh në murin e pasëm të këtij kanali nga ana e kërbishtit.

Ankesat:

  • Dhimbje gjatë proçesit të jashtëqitjes, por edhe pas saj.
  • Konstipacion.
  • Fissurat mund të ndodhin edhe kur jashtëqitja është e thatë edhe kur është e qullët.
  • Jashtëqitje me gjak.
  • Jashtëqitjë në trashësinë e një lapsi (ndodh kur kanali anal është shumë i kontraktuar).

Trajtimi:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike.
  • Dietë ushqimore në mënyrë që proçesi i jashtëqitjes të realizohet lehtë, natyrshëm dhe pa sforcim.
  • Medikamente si:
    • Laksativë që merren nga goja.
    • Laksativë që merren nga kanali anal.
    • Qëtësues dhimbje që merren nga goja.
    • Qëtësues dhimbje që merren nga kanali anal.
  • Ndërhyrje kirurgjikale (kur sëmundja nuk përmirësohet nga mjekimi dhe rregjimi ushqimor).

Parandalimi:

  • Vizitë Gastro-Hepatologjike, me shfaqjet e para të ankesave, në mënyrë që sëmundja të kapet në stadet e para.
  • Të evitohet konstipacioni nëpërmjet dietës së pasur me zarzavate dhe fruta.



  • KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.