Prof.Asc.Dr. Ilir Kajo

Gastro-hepatolog, Endoskopist

Doctor

Biografia:

Dr. Iliri ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 1980. Në 1983 është emëruar në Pavijonin e Gastroenterologjisë pranë Spitalit Qendror të Ushtrisë (SQU), Tiranë. Pas specializimit për Gastro-Hepatologji në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, ka kryer dy specializime pasuniversitare jashtë shtetit. Specializimin e parë e ka kryer në vitin 1983 në Spitalin Beaujon në Paris, për Endoskopi Diagnostike të Traktit Tretës (Gastroskopi, Kolonoskopi). Ekzaminime të cilat janë kryer për herë të parë në Shqipëri nga Dr. Iliri pas këtij specializimi. Në vitin 1994 ka kryer specializimin e dytë në Spitalin Ushtarak të Ulm-it në Gjermani për Endoskopi Digjestive Terapeutike. Për 22 vite, nga viti 1997 deri në vitin 2019 ka drejtuar Shërbimin e Gastro-Hepatologjisë në Spitalin Universitar të Traumës (ish-Spitali Ushtarak). Prej vitit 1999 drejton Departamentin e Gastro-Hepatologjisë te Klinika Kajo.


Specialiteti:

  • Gastroenterologji-Hepatologji

Specializimet:

  • Endoskopi digjestive diagnostike dhe terapeutike

Kualifikimet:

  • Profesor i Asociuar

Gjuhët e Huaja:

  • anglisht, gjermanisht, frëngjisht

Fokusi Klinik

  • Sëmundjet ulceroze të stomakut dhe të duodenit, gastritet.
  • Sëmundja nga refluksi gastro-ezofageal.
  • Kanceri i stomakut dhe i ezofagut.
  • Koliti spastik.
  • Koliti ulceroz dhe morbus crohn.
  • Kanceri i zorrës së trashë.
  • Sëmundjet e kanalit anal si: hemorroidet, fissurat, fistulat etj.
  • Malabsorbimi.
  • Disfagia.
  • Cirozat e mëlçisë.
  • Hepatitet dhe pankreatitet.
  • Gurët e fshikëzës së tëmthit dhe infeksionet e saj.

Fokusi në ekzaminime

  • Gastroskopi.
  • Kolonoskopi.
  • RMS

Formimi akademik

  • Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, 1974-1980.

Kualifikime pasuniversitare

  • Specializim pasuniversitar për endoskopi digjestive në spitalin Beaujon, Paris, Francë 1983-1984.
  • Specializim pasuniversitar në gastroenterologji pranë Katedrës së Hepato-Gastroenterologjisë së Fakultetit të Mjekësisë, 1987-1990.
  • Specializim pasuniversitar për Endoskopi Digjestive Terapeutike në Spitalin Ushtarak Universitar në Ulm, Gjermani, 1994-1995.

Tituj dhe pozicione pune

  • Shef i Shëndetësisë së Repartit Ushtarak 5671, Tiranë, 1980-1982.
  • Emërimi në Pavionin e Gastroenterologjisë së Spitalit Qendror të Ushtrisë (SQU), Tiranë, 1983.
  • Mjek gastroenterolog dhe endoskopist pranë pavionit të Gastroenterologjisë në Spitalin Qendror të Ushtrisë (SQU), Tiranë, 1984-1987.
  • Pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë, 1987-2019.
  • Shef i pavijonit të Gastroenterologji-Hepatologjisë, Spitalit Qendror i Ushtrisë (SQU), Tiranë, 1990-1992.
  • Drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Shëndetësor të Ushtrisë, Drejtor i Spitalit Qendror të Ushtrisë, Shef i pavijonit të Gastroenterologji-Hepatologjisë, Tiranë, 1992-1993.
  • Shef i pavijonit të Gastroenterologji-Hepatologjisë, Spitali Qendror i Ushtrisë (SQU), Tiranë, 1995-1996.
  • Gradë “Kolonel”, 1996.
  • Drejtor i Spitalit Qendror të Ushtrisë (SQU), 1996-1997.
  • Shef i Pavijonit të Gastroenterologji-Hepatologjisë në Spitalin Qendror të Ushtrisë (SQU), 1997.
    • Mjek Gastro-Hepatolog dhe Endoskopist, Spitali Qendror i Ushtrisë (SQU), 1998-2005.
    • Shef i shërbimit të Gastroenterologjisë, Spitali Universitar i Traumës, Tiranë, 2005 e në vazhdim.
    • Gastro-hepatolog, endoskopist në Klinika Kajo, 1999 e në vazhdim.

Anëtarësime

  • Anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Mjekësisë Ushtarake (Bruksel) dhe përfaqësues i Shqipërisë në këtë Komitet, 1992-2000.
  • Anëtar i kryesisë së Shoqatës Shqiptare të Gastroenterologji-Hepatologjisë, 2009 e në vazhdim.
  • Anëtar i AGA (American Gastroenterological Association), 2012 e në vazhdim.
  • Anëtar i Shoqatës Shqiptare të Traumës, 2014 e në vazhdim.
  • Anëtar i Shoqatës Europiane të Endoskopisë Gastrointenstinale (ESGE), 2017 e në vazhdim.

Publikime:

  • “Ulcerat e stomakut”, Monografi, Shtëpia Botuese e Ushtrisë, Tiranë, 1995.
  • “Gastroenterologjia” bashkautor, tekst universitar i Fakultetit të Mjekësisë, 2000.
  • “Fiziologjia patologjike” tekst universitar i Fakultetit të Mjekësisë, 2000.
  • “Sëmundjet e aparatit gastrointenstinal”, grup autorësh, tekst universitar i Fakultetit të Mjekësisë, 2014.

Eksperienca 35-vjeçare në fushën e gastro-hepatologjisë përfshin:

  • Diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e pacientëve ambulatorë dhe të shtruar.
  • Ndjekjen pre/post operatore të pacientëve me sëmundje të traktit tretës.
  • Mbi 80000 ekzaminime endoskopike të kryera, gastroskopi dhe kolonoskopi.