Pankreasi është një organ gjëndor i tubit tretës që prodhon:
- Enzima të cilat derdhen në zorrë dhe duoden.
- Hormone të cilat derdhen në gjak.
Pankreasi mund të sëmuret:
- Në mënyrë të menjëhershëm, duke shkaktuar Pankreatitin Akut. Sëmundje që mbart rreziqe të mëdha për jetën.
- Në mënyrë graduale duke shkaktuar Pankreatit Kronik, sëmundje që jep ndryshime të vazhdueshme dhe të parikthyeshme të indit të Pankreasit. Këto ndryshime çojnë në një dëmtim të funksionit bazë të pankreasit i cili është prodhimi i enzimave dhe hormoneve.
Disa nga shkaqet kryesore të Pankreatiteve Kronike janë:
- Abuzimi me alkoolin.
- Konsumi i duhanit.
- Sasitë e shtuara të kalçiumit.
- Sasitë e shtuara të yndyrnave në gjak.
- Sëmundjet kronike të veshkave.
- Sëmundjet që bllokojnë kanalet e pankreasit.
- Keq-ushqyerja dhe/ose nën-ushqyerja.
- Sëmundjet autoimune, ato gjenetike dhe vaskulare.
- Ndonjëherë shkaqet e Pankreatit Kronik mbeten të panjohura.
Disa komplikacione të zakonshme të Pakratitit Kronik mund të jenë:
- Pseudo Kistet – Qese, ose depozita me inde të dekompozuara të cilat mund të zhduken vetë brënda 6 javësh ose mund të mbeten të tilla duke dhënë shtypje të strukturave indore përreth.
- Diabetin e sheqerit.
- Ngushtimi i Duodenit.
- Fistulat (kanale ose tunele) ndërmjet pankreasit dhe lëkurës ose me organet e tjera të barkut.
- Pseudoaneurizmat (zgjerime anësore në formë xhepi të enëve të gjakut)
- Trombozë (mpiksje gjaku) e venës së Shpretkës.
- Shfaqje e Kancerit të Pankreasit tek ata persona që vuajnë për një kohë të gjatë nga Pankreatiti Kronik.
Ankesat:
- Dhimbja e barkut është shenja kryesore e Pankreatiti Kronik. Atë e kanë mbi 80% e pacientëve. Dhimbja fillon në stomak, lukth dhe përhapet mbrapa në shpinë.
- Kjo dhimbje është e bezdisshme, e lodhshme dhe konstante.
- Kjo dhimbje rëndohet 15 deri në 30 min pas buke dhe mund të qetësohet kur i sëmuri përkul trupin përpara.
- Të përzjera dhe të vjella të cilat mund të shoqërojnë dhimbjen.
- Rënie në peshë e cila mund të vijë si pasojë e:
- Mos derdhjes në duoden të enzimave të pankreasit:
- Kjo shkakton Diarre.
- Shkakton mos thithjen e produkteve ushqimore.
- Shfaqjes së diabetit.
- Mos ushqyerjes për të evituar dhimbjen.
- Ndjenjës së ngopjes e cila shfaqet për shkak të vonesës së zbrazjes së stomakut.
Diagnoza:
- Vizitë Gastro-Hepatologjike.
- Funksioni hepatik (i mëlçisë): Bilirubinç Direkte, Bilirubinç Totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, Fibrinogjen, Albuminemi.
- Funksioni i pankreasit: Amilazemi, Amilazuri.
- Funksioni renal (i veshkës): Azotemi, Kreatinemi.
- Sheqeri në Gjak: Glicemi, HbA1c.
- INR.
- Gjak Komplet.
- Lipazemia.
- Elektroforeza e Proteinave.
- Uricemia.
- Lipidograma: HDL, LDL, Triglicerid, Kolesterol Total.
- Hekuri në gjak: Sideremi, Ferritinemi.
- Markerat viral: AgHbs, AntiHCV.
- Analiza Laboratorike në Feçe:
- Feçe Kandida.
- Koprokulture.
- Feçe Parazit.
- Antigen Fekal për Helikobakter Pilori.
- Feçe Gjak Okult.
- Ekografi Abdominale.
- Skaneri CT.
- Rezonanca magnetike (RMI) e barkut me kontrast venoz.
- ERCP – Radiografia e rrugëve të Pankreasit dhe të Tëmthit nëpërmjet futjes së kontrastit nga grykderdhja e tyre me rrugë Endoskopike.
- EUS – Ekoendoskopi (eko e pankreasit e cila realizohet duke futur në stomak një sondë në majën e të cilit është instaluar eko).
Trajtimi:
Trajtim mund të jetë simptomatik dhe i komplikacioneve.
Trajtimi simptomatik përfshin:
- Marrjen e medikamenteve qetësues të dhimbjes.
- Marrjen e enzimave të Pankreasit. Enzima të cilat janë të nevojshme për të kryer tretjen e ushqimeve.
- Marrjen e frenuesve të sekrecionit acid.
- Marrjen e vitaminave dhe antibiotikeve në varësi të përfshirjes së infeksionit ose jo.
Trajtimi i komplikacioneve është kompleks. Ai mund të jetë një kombinim i trajtimit me medikamentet e mësipërme dhe rrugës kirurgjikale. Format e ndërhyrjes kirurgjikale mund të jenë:
- Mini invasive, me rrugë Endoskopike (pa hapur barkun), kryesisht për të drenuar Cistet.
- Me kirurgji konvencionale duke hapur barkun dhe trajtur komplikacionin.
Parandalimi:
Masat parandaluese kanë të bëjnë me:
- Evitimin e konsumit sistematik të alkoolit dhe të duhanit.
- Konsumin e një diete ushqimore të shëndetshme e cila shmang yndyrnat shtazore, karbohidratet e rafinuara, brumërat, mishin e kuq, ushqimet e konservuara dhe me përmbajte të shtuara të kripës.
- Jeta aktive me aktivitet të rregullt fizik.
- Evitimi i stresit.
- Me shfaqjen e ankesave në zonën e barkut, sado të lehta të jenë ato dhe në mënyrë të veçantë tek konsumuesit e alkoolit dhe të duhanit, vizita me mjekun Gastro-Hepatolog është shumë e rëndësishme.
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.