Vizita mjekësore gastro-hepatologjike është shumë e rëndësishme dhe vendimtare për çdo individ që ka apo mund të ketë probleme gastro-hepatologjike, ose të tubit tretës. Vizita ose konsulta është kontakti i parë i pacientit me mjekun, dhe për këtë arsye ka rëndësi të veçantë shprehja dhe formulimi i ankesave nga ana e pacientit dhe kuptimi apo interpretimi i duhur nga ana e mjekut.
Pacientët mund të jenë të ndryshëm në karakter, në nivelin e intelektit, në shkallën e arsimimit. Shpeshherë ata mund të jenë të ndrojtur ose mund ta kenë të vështirë për të shprehur atë që ndiejnë. Për këto arsye mjekut i duhet kohë, përqendrim, intuitë dhe shumë durim për të marrë informacionin e duhur.
Vizita gastro-hepatologjike kryhet gjithmonë nga mjeku gastro-hepatolog, specialist dhe me eksperiencë. Gjatë vizitës kristalizohen të gjitha dijet, eksperienca klinike dhe instrumentale e mjekut për të drejtuar pacientin në hapat e tjerë, të cilët janë:
Disa nga pyetjet që mjeku gastro-hepatolog mund të bëjë gjatë vizitës gastro-hepatologjike janë të lidhura ngushtë me ankesat aktuale të pacientit. Disa nga këto pyetje mund të jenë:
Pyetjet e mësipërme i shërbejnë mjekut për të kuptuar simptomat e pacientit dhe për t’i lidhur ato me sëmundje të mundshme që shfaqin këto simptoma.
Disa shembuj mund të jenë:
Hapi tjetër i vizitës gastro-hepatologjike ka të bëjë me historinë e sëmundjes, e cila është pjesë e pandarë nga ankesat aktuale të pacientit. Disa pyetje që mjeku bën në këtë fazë mund të lidhen me:
Historia e jetës është hapi i radhës dhe ka të bëjë me sëmundjet e tjera që ka kaluar apo vuan aktualisht pacienti. Mjeku interesohet për të kuptuar nëse këto sëmundje mund të kenë lidhje me ankesat aktuale të pacientit. Disa sëmundje si diabeti, obeziteti, çrregullimet e funksionit të gjëndrës tiroide, si dhe sëmundjet kardiake, mund të ndikojnë në përkeqësimin ose shtimin e ankesave te pacienti.
Gjithashtu, marrja e medikamenteve për këto sëmundje mund të çojë në çrregullime të funksionit të mëlçisë dhe të lëvizshmërisë së traktit tretës. Në historinë e jetës së pacientit bëjnë pjesë edhe faktorët e mëposhtëm, të cilëve mjeku gastro-hepatolog i kushton rëndësi të veçantë:
Vizita gastro-hepatologjike vazhdon me historinë familjare të pacientit. Pyetjet e radhës lidhen me predispozitën gjenetike – trashëguese të pacientit. Disa prej tyre mund të jenë:
Pas marrjes së informacionit të mësipërm hapi i radhës është ekzaminimi objektiv i pacientit. Ky është një ekzaminim fizik, të cilin mjeku e kryen duke ndjekur pikat e mëposhtme:
1. Inspeksioni ose shikimi me sy të lirë. Gjatë kësaj faze mjeku kërkon me sy për shenja të ndryshme trupore që mund të lidhen me sëmundje të caktuara. Shembull: te pacientët që vuajnë nga cirroza e mëlçisë ka shenja si:
2. Perkusioni ose vendosja e njërës dorë, të hapur, mbi trupin e pacientit dhe goditja e saj lehtë me gishtin e mesit të dorës tjetër. Ky veprim kryhet për të dëgjuar tingullin e pazakontë që mund të shkaktojë një sëmundje e caktuar. Te pacientët, të cilët vuajnë nga cirroza e mëlçisë, tingulli që përftohet nëpërmjet perkusionit është i ngjashëm me tingullin që dëgjohet kur goditet një enë e mbushur me ujë.
3. Palpacioni ose prekja e barkut me dorë. Te pacientët, që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë ose ai i mëlçisë, mjeku mund të dallojë me anë të prekjes masën tumorale në zonën e barkut. Një bark normal është i butë dhe i palpueshëm, në kontrast, masat tumorale mund të jenë të forta dhe me forma të çrregullta.
4. Auskultacioni ose dëgjimi me stetoskop i pacientit. Për shkak të lëvizshmërisë së saj, një zorrë e trashë normale lëshon tinguj tipikë të cilët mjeku gastro-hepatolog i dëgjon me lehtësi. Një zorrë e trashë, e prekur nga një masë tumorale, që mund të bllokojë lëvizshmërinë e saj, nuk lëshon pothuajse asnjë zhurmë.
Me anë të gjithë informacionit të mbledhur më sipër mjeku gastro-hepatolog vendos planin e ekzaminimeve instrumentale dhe laboratorike si dhe hapat e mëtejshëm që do të ndiqen nga pacienti për të vendosur diagnozën përfundimtare.
Për të gjitha arsyet e përmendura më sipër, vizita me mjekun specialist është absolutisht ekzaminimi më i rëndësishëm, dhe gjithmonë hapi i parë që individi duhet të kryejë kur ka shqetësime shëndetësore. Ekzaminimet instrumentale dhe laboratorike janë më të frytshme kur rekomandohen nga mjeku.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2021 Klinika Kajo. Designed By Vizional