Pacienti/ja duhet të marrë në farmaci sulfat magnezi (3 paketa nga 30 g secila), të cilat do të përdoren duke ndjekur hap pas hapi udhëzimet e mëposhtme:
2 (DY) DITË PARA EKZAMINIMIT:
- Vakti i fundit i ushqimit të pacientit/es do të jetë në orën 20:00, 2 (dy) ditë përpara ekzaminimit.
1 (NJË) DITË PARA EKZAMINIMIT:
- Në orën 08:00, një ditë para ekzaminimit, do të tresë 1 paketë e gjysmë nga doza e sulfatit të magnezit në gjysmë gote ujë të ftohtë dhe do ta pijë.
- 30 (tridhjetë) minuta pasi e ka pirë dozën do të pijë 1(një) gotë ujë natyral të ftohtë.
- Gjatë orëve të ardhshme pacienti/ja duhet të konsumojë të paktën 3 (tre) litra lëngje.
- Në orën 19:00 do të tresë 1 paketë e gjysmë (sasia e mbetur nga doza e mëparshme e sulfatit të magnezit) në gjysmë gote ujë të ftohtë dhe do ta pijë.
- 30 (tridhjetë) minuta pasi e ka pirë dozën, do të pijë 1(një) gotë ujë natyral të ftohtë.
- Gjatë orëve të ardhshme pacienti/ja duhet të konsumojë të paktën 3 (tre) litra lëngje.
DITA E EKZAMINIMIT:
- Ditën e ekzaminimit nuk duhet të konsumojë asgjë dhe duhet të paraqitet në orarin e caktuar në klinikë.
KUJDES!!!
- Lëngjet duhet të jenë të pastra , të kulluara (bujon) dhe JO ME NGJYRË TË KUQE. Kryesisht lëng mishi i pastër (duhet të konsumohet patjetër) dhe lëngje të tjera të tejdukshme si çaj, ujë, lëng frutash etj.
- Pacientët që marrin hollues gjaku si aspirina, sintromi etj, DUHET T’I NDËRPRESIN ato 3 ditë para ekzaminimit dhe do t’i vazhdojnë pasi të kenë kryer ekzaminimin.
- Pacientët që vuajnë nga diabeti dhe marrin mjekime për të, DUHET TË PËRGJYSMOJNË DOZËN ditën e ekzaminimit.
- Pacientët që vuajnë nga tensioni dhe marrin mjekime për të, NUK DUHET T’I NDËRPRESIN.
- Pacienti duhet të vijë i shoqëruar nga 1 (një) person tjetër (familjar ose i afërm) ditën e ekzaminimit.
- Nëse nuk zbatohet procedura përgatitore e mësipërme, në çdo pikë të saj, ekzaminimi nuk mund të kryhet.
Për të kryer këtë ekzaminim në Klinika Kajo duhet të rezervoni paraprakisht orarin pranë recepsionit, nëpërmjet formularit të rezervimit ose nëpërmjet numrave të telefonit.
Shkarkojeni materialin në PDF: