Sëmundjet që kanë të bëjnë me çrregullimet e ritmit të zemrës janë disa nga sëmundjet më të vështira për t’u diagnostikuar dhe trajtuar.
Çrregullimet e ritmit kanë të bëjnë me dëmtimet apo sëmundjet e vetë zemrës, por mund të jenë edhe pasojë e sëmundjeve apo shkaqeve të tjera, të cilat nuk lidhen direkt me zemrën. Për këtë arsye është e rëndësishme të përjashtohen të gjitha ato sëmundje, përtej atyre të zemrës, të cilat japin aritmi.
Shkak i çrregullimeve të ritmit mund të jenë:
Mosha e tretë është gjithashtu e favorshme për aritmitë, sidomos nëse nuk diagnostikohet dhe nuk trajtohet me hollues gjaku, mund të bëhet shkak për tromboza në tru, paraliza dhe/ose tromboza të ekstremiteteve. Këto lloj çrregullimesh janë pasojë e ndryshimeve fiziologjike që ndodhin në zemër me avancimin e moshës.
Ankesat:
Diagnoza:
EKG
Elektrokardiograma ose regjistruesi i ritmit të zemrës, i cili bën të mundur regjistrimin e një çrregullimi të momentit. Në këtë mënyrë mund të vendoset një diagnozë paraprake për çrregullimin.
Ekokardiografi transtorakale triplex (2D, color, doppler) ose e njohur ndryshe si eko e zemrës. Ky ekzaminim kryhet për të parë nëse ka sëmundje të valvulave të zemrës, vrima në zemër, ngushtim të enëve të mëdha të gjakut, etj. Të gjitha këto sëmundje janë faktorë të mundshëm për aritminë.
Ekografi e tiroides
Ky ekzaminim kryhet për të kontrolluar gjëndrën e tiroides, si shkaktare të mundshme të aritmisë.
TSH, Ft3, Ft4
Analizat laboratorike të hormoneve të tiroides. Analiza gjaku të cilat kontrollojnë parametrat e gjëndrës së tiroides.
I njohur ndryshe si holter ritmi 24/h ose 48/h. Ky ekzaminim bën regjistrim elektrokardiografik të vazhdueshëm duke ndihmuar në përcaktimin e llojit të aritmisë. Është një ekzaminim i vlefshëm edhe për trajtimin me medikamente.
Ekzaminim e zemrës gjatë efortit duke përdorur tapet lëvizës ose biçikletë. Ky ekzaminim kryhet për të konstatuar:
Trajtimi:
Parandalimi:
Çrregullimet e ritmit të zemrës nuk mund të parandalohen. Gjithsesi, me anë të ekzaminimeve instrumentale, të kryera që në moshë të hershme, mund të përjashtohen sëmundje të lindura të zemrës, të gjëndrës së tiroides, të gjëndrës mbiveshkore. Sëmundje të cilat nëse mjekohen dhe/ose trajtohen herët pakësojnë mundësinë për të vuajtur nga aritmia.
Shmangia e faktorëve të tjerë të rrezikut si: duhani, alkooli, substancat e ndryshme narkotike, mbipesha dhe jeta sedentare bëjnë të mundur gjithashtu uljen e mundësisë për të vuajtur nga aritmia.
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2021 Klinika Kajo. Designed By Vizional