 
                            
                                Me diarre përkufizohen rastet kur:
                                
                                  
                               
                    
                                
                             
                            
                                
 
                                
                                
                                    -  Shpeshtësia e jashtëqitjes është 3 ose më shumë herë në ditë. 
-  Fortësia e feçes është e butë ose e ujshme. 
-  Pesha e jashtëqitjes është e shtuar ( > 200 gr/ditë).  
Diarrea klasifikohet në:
                                
                                
                                 
                                    -  Diarre akute.  
-  Diarre kronike (e cila zgjat më shumë se 3 javë).
Shkaqet më të shpeshta mund të jenë:
                                
                                
                                    - Infeksioze:
                                         
                                  
                                    - Nga bakteret: e.coli, salmonela, yersinia, campylobakter jejuni, shigella, vibrio cholera etj.
- Nga viruset: norovirus, rotavirus etj.
- Protozoare: entamoeba histolytica, giardia lamblia, kryptosporidien etj.
 
- Diarre e induktuar nga marrja e antibiotikëve.
- Diarre e induktuar nga marrja e medikamenteve të tjera. Disa shembuj janë:
                                    
                                    
                                        
                                        - Laksativë (kundër kapsllëkut).
- Zytostatikë (antitumorale).
- Colchicin (antireumatizmale).
 
- Alergji nga ushqimet ose intolerancë ushqimore. Disa shembuj janë:
                                    
                                    
                                        
                                        - Nga laktoza. 
-  Nga fruktoza.
 
-  Gjendje që të çojnë në maldigjestion (keqtretje). Disa shembuj janë:
                                    
                                    
                                        
                                        - Gjendje postgastrektomie (të sëmurët që janë operuar nga stomaku). 
- Insuficienca ekzokrine e pankreasit (pamundësia e daljes së enzimave të pankreasit në zorrë).
 
- Sëmundje të cilat çojnë në malabsorbim (keqthithje të lëndëve ushqimore).
-  Sëmundje inflamatore kronike të zorrës si:
                                    
                                    
                                        
                                        - Morbus crohn.  
- Koliti ulceroz. 
 
- Sindroma e zorrës së irrituar.
- Adenoma dhe karcinoma të kolonit (kanceri i zorrës së trashë).
-  Shkaqe hormonale:
                                    
                                    
                                        
                                        -  Hipertiroza (prodhim i shtuar i hormoneve të tiroides).
 
- Neuropatia diabetike autoimune (dëmtime të fijeve nervore nga sëmundja e diabetit).
Diagnoza:
                                
                                    - Vizita gastro-hepatologjike.
-  Anamneza. Disa nga pyetjet që mjeku mund të bëjë janë:
                                     
                                       - Sa kohë ka pacienti me diarre. 
-  Shpeshtësia, ngjyra dhe vëllimi i feçes. 
-  Prani e gjakut dhe/ose e mukusit në feçe. 
-  Prania e simptomave të tjera shoqëruese si temperaturë, dhimbje barku, dhimbje kyçesh, lodhje trupore. 
 
-  Ekzaminimi objektiv:
                                    
  
                                       -  Ekzaminimi i barkut. 
-   Gjendja e hidratimit (e tharjes së organizmit si etja për ujë, lëkurë e rrudhur dhe e thatë). 
-   Temperaturë. 
- Simptoma ekstraintestinale (jashtë tubit tretës).
 
-  Ekzaminime laboratorike:
                                     
  
                                       -  Feçe gjak okult. 
-  Feçe për leukocite, për yndyrë, për elastazë 1, për clostridium dhe për toksinat e tij A dhe B etj.
-  Feçe parazit.   
-  Koprokulturë.
-  Gjak komplet me eritrosediment. 
-  Elektrolitet.   
-  Kreatinemi.   
- Glicemi. 
-  Amilazemi. 
-  Lipazemi.   
-  Ekzaminime serologjike për mikrobe të caktuara.   
- Anti-TG2-Ak (tregues për malabsorbimin nga proteina e grurit).
- TSH (tregues për hormonet e tiroides).
 
- Ekzaminime endoskopike: kolonoskopi në disa raste edhe me biopsi, gastroskopi me biopsi në duoden.
- Teste të frymës si për shembull: testi (prova) i tolerancës së xylose-s, testi i ureazës. 
Trajtimi:
 
                                 
                                    -   Trajtimi me antibiotik kur shkaktari i diarresë është bakter (pas testit të koprokulturës).  
-  Trajtimi me antiprazitar kur shkaktarë janë parazitët.   
-   Nëse shkak për diarrenë janë antibiotikët apo medikamente të tjera, ndërpritet marrja e tyre ose zëvendësohet marrja e tyre me medikamente të tjera.   
-  Terapi specifike për sëmundjet inflamatore të zorrës.  
-  Rehidratimi nëpërmjet dhënies së lëngjeve dhe elektroliteve.  
-  Marrje e frenuesve të peristaltikës (lëvizshmërisë) së zorrës si, për shembull, loperamid. Kjo vetëm për një kohë shkurtër.   
-  Trajtimi me spasmolitikë (medikamente) për të qetësuar dhimbjet e barkut. 
Parandalimi:
 
                             
                                
                                    -  Kushtet higjieno-sanitare të mjediseve ku jetojmë dhe ku punojmë mund të kryejnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diarresë. 
- Higjiena  personale është shumë e rëndësishme.  
- Marrja pa kriter, dhe pa rekomandimin e mjekut, e antibiotikëve  gjithashtu nuk është e këshillueshme.  
   
      
     
                       
  
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.