Disfagia


Disfagia ose vështirësia në gëlltitje është një nga ankesat më të shpeshta që e bëjnë pacientin të shkojë te mjeku gastrolog. Kjo ankesë nuk duhet anashkaluar veçanërisht pas moshës 45 vjeç. Një pacient mbi 45 vjeç, me vështirësi në gëlltitje, duhet domosdoshmërisht të kryejë ekzaminimin e gastroskopisë për të përjashtuar një shkak të mundshëm si ai i kancerit të ezofagut.

    Kjo ankesë shfaqet në mosha të ndryshme dhe ka shkaqe të ndryshme. Disa nga këto shkaqe janë:

  • Sëmundje nga refluksi (kthimi i acidit të stomakut në ezofag).
  • Trupat e huaj.
  • Akalazia (ngushtimi në pjesën e fundit të ezofagut).
  • Divertikuj, formacione si xhepa në ezofag.
  • Inflamacione të ezofagut.
  • Sëmundje tumorale.
  • Abcese (qelbëzime të fytit).
  • Djegiet nga konsumi i kimikateve si acidet ose soda kaustike.
  • Çrregullimet neurologjike ose neuro-muskulare.
  • Struma (rritje në vëllim e gjëndrës së tiroides).


  • Në disa raste kjo ankesë shoqërohet dhe me ankesa të tjera. Disa nga këto ankesa janë:

  • Të vjellat.
  • Dhimbje gjatë gëlltitjes.
  • Djegie në gjoks.

Diagnoza:

  • Vizitë gastro-hepatologjike.
  • Kulturë fyti për kandida, kulturë fyti për koke – kultura e sekrecioneve të grykës për mikrobe dhe myk.
  • Analiza te gjakut:
    • Gjaku komplet
    • Ferritinemi
    • Sideremia
  • Markerat tumoralë:
    • CEA.
    • AFP.
    • CA 19-9.
  • Markerat viralë:
    • HIV1-2.
  • Gastroskopi.
  • Ph – metria e ezofagut me anë të së cilës matet pH i ezofagut, për të vlerësuar nëse acidi i reflektuar i stomakut është një shkaktar i mundshëm i disfagisë.
  • Manometria e ezofagut e cila do të përcaktojë fuqinë kontraktuese, por dhe lëvizëse të ezofagut.
  • CT (skaneri) i kraharorit i cili do të evidentojë nëse ka sëmundje të tjera të organeve që janë fqinj me ezofagun.

Parandalimi:

  • Rekomandohet që përpara çdo shenje të disfagisë, sado e lehtë të jetë ajo, duhet patjetër të konsultohet mjeku gastrolog. Në këtë mënyrë bëhet i mundur diagnostimi i sëmundjes në stadin (fazën) e saj më të hershëm.
  • Rekomandohet ushqyerja e rregullt. Kjo nënkupton përtypjen e mirë të ushqimit, si dhe shmangien e konsumit të ushqimeve tepër të nxehta ose tepër të ftohta.
  • Rekomandohet shmangia e alkoolit dhe e duhanit.



  • KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.