Në Klinika Kajo, në Tiranë ne ofrojmë disa ekzaminime kardiologjike të cilat shërbejnë për vlerësimin e funksionit të zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Këto ekzaminime kryhen nga mjekë kardiologë dhe ndihmojnë në diagnostikim, monitorim dhe ndjekjen e sëmundjeve të zemrës.
Në këtë departament realizohen ekzaminime diagnostikuese të specializuara, të cilat përzgjidhen nga mjeku sipas simptomave, historisë mjekësore dhe faktorëve të rrezikut. Këto ekzaminime janë:
Ekzaminim bazë që regjistron aktivitetin elektrik të zemrës dhe ndihmon në vlerësimin e ritmit dhe çrregullimeve të përçimit.
👉 Lexo të plotë - ekografi kardiake
Ekzaminim me ultratinguj që vlerëson strukturën, funksionin dhe valvulat e zemrës.
👉 Lexo të plotë - ekografi e karotideve
Vlerëson arteriet që furnizojnë trurin dhe ndihmon në identifikimin e rrezikut për goditje në tru.
👉 Lexo të plotë - holter ritmi
Monitorim 24–48 orësh i ritmit të zemrës gjatë aktivitetit të përditshëm.
👉 Lexo të plotë - holter tensioni
Monitorim ambulator i tensionit arterial për 24 orë në kushte reale.
👉 Lexo të plotë - provë ushtrimore
Test funksional që vlerëson reagimin e zemrës gjatë efortit fizik.
Ekzaminimet kardiologjike rekomandohen për persona me simptoma kardiake, faktorë rreziku (hipertension, diabet, kolesterol), histori familjare, si dhe për kontrolle parandaluese.
Për rezervim në Tiranë, pacientët mund të kontaktojnë Klinika Kajo me telefon, email ose në recepsion. Mjeku do të vlerësojë ekzaminimin më të përshtatshëm për çdo rast.
1. Ha shpesh dhe në porcione të vogla...
Kur bëhet fjalë për frutat dhe perimet...
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës ...
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2025 Klinika Kajo. Designed By Vizional