Gastriti


Gastriti është një inflamacion dhe/ose një pezmatim i mukozës së stomakut, që zhvillohet në mënyrë të papritur (forma akute), ose graduale (forma kronike).

Shkaqet më të shpeshta janë:

  • Stresi.
  • Medikamentet si aspirina, voltareni, ibuprofeni, kortikosteroidet.
  • Konsumimi i alkoolit.
  • Infeksioni me helikobakter pilori.
  • Infeksione të tjera bakteriale dhe virale.
  • Refluksi biliar (kthimi i lëngut të tëmthit në stomak).

  • Simptomat ose ankesat janë shpeshherë individuale, që do të thotë se individë të ndryshëm kanë ankesa të ndryshme. Në disa raste kjo sëmundje zhvillohet në mënyrë asimptomatike (pa asnjëlloj ankese).


Ankesat më të zakonshme janë:

  • Të përzierat (ndjesia e të vjellit).
  • Të vjellat.
  • Humbja e oreksit.
  • Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut.
  • Shije e keqe ose e pakëndshme në gojë.
  • Djegie e stomakut, sidomos midis vakteve dhe natën.
  • Të vjella hemorragjike në raste komplikacionesh të gastritit.

Diagnoza:

  • Vizitë gastro-hepatologjike.
  • Gastroskopi (në disa raste me biopsi).
  • Analiza të gjakut:
    • Gjak komplet.
    • Bilirubinë direkte, bilirubinë totale, SGOT, SGPT.
    • Azotemi, kreatinemi.
    • INR.
    • Glicemi
    • Fibrinogjen.
    • ALP.
    • INR.
    • Proteinë totale.
    • Albuminemi.
    • PCR.
    • Sideremi, ferritinemi.
  • Analiza të feçeve:
  • Testi i frymës së ureazës për helikobakter pilori.
  • Në raste të rralla mund të kërkohen ekzaminime laboratorike për sëmundjet autoimune.
  • Ekografi abdominale – ekzaminim që kryhet për të përjashtuar shkaqe të tjera të mundshme të sëmundjes.

Trajtimi:

  • Trajtimi medikamentoz :
    • Me antiacide ose me frenues të pompës së protoneve (frenuesve totalë të acidit kloridrik). Mjekim që përdoret për të reduktuar aciditetin e stomakut.
    • Kombinimi i këtyre barnave me antibiotikë bëhet nëse vërtetohet që shkaku i gastritit është helikobakter pilori.

Kujdes!!! Terapia me barna, e përshkruar nga mjeku, nuk e zëvendëson regjimin higjieno-dietik që përfshin:
  • Reduktimin dhe kontrollin e stresit.
  • Konsultën me mjekun për mënyrën e marrjes së holluesve të gjakut si aspirina apo të medikamenteve që përdoren kundër dhimbjes si: indometacina, ibuprofeni, voltareni etj.
  • Ndiqni dietën dhe rekomandimet e mjekut gastrolog. Në disa raste të sëmurët ndiejnë përmirësim disa ditë pas fillimit të terapisë medikamentoze. Por ka dhe raste të tjera që mjekimi është më afatgjatë. Rëndësi të veçantë ka zbatimi i këshillave mjekësore për të shmangur ecurinë drejt formës kronike të gastritit, si edhe ulcerave, hemorragjisë nga stomaku etj.

Parandalimi:

  • Gastriti mund të parandalohet duke ndjekur rregullat higjieno-dietetike të lartpërmendura, si dhe duke shmangur marrjen pa kriter të medikamenteve që dëmtojnë stomakun.
  • Në rastet kur individi ndien një shqetësim, sado të vogël, duhet të drejtohet te mjeku gastrolog menjëherë.



  • KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtëzuar për t'u bërë më i kuptueshëm nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.