Hepatiti autoimun është një nga sëmundjet e rralla kronike të mëlçisë. Shkaku i kësaj sëmundje është i paqartë. Autoantikorpet, që konstatohen në gjakun e të sëmurëve, janë më tepër një shprehje e sëmundjes sesa shkaku i saj.
Ankesat:
- Kruarje.
- Dhimbje e kyçeve.
- Zverdhje e syve ose e lëkurës.
- Lodhje, këputmëri, pafuqi.
- Ndjenjë bezdisëse nën harkun brinjor të djathtë.
Diagnoza:
- Vizitë gastro-hepatologjike.
- Analiza laboratorike:
- Gjak komplet.
- Urinë komplet.
- Funksioni hepatik (i mëlçisë): bilirubinë direkte, bilirubinë totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, fibrinogjen, albuminemi.
- Funksioni renal (i veshkës): azotemi, kreatinemi.
- Hekuri në gjak: sideremi, ferritinemi.
- INR.
- Glicemi.
- Elektrolitet (Ca, K, Mg, Cl, Na).
- ANA (AntiNuclear antibodies) – autoantikorpe ndaj bërthamës qelizore.
- SMA (Smooth Muscle Antigen) – autoantikorpe ndaj muskulaturës së lëmuar.
- LKM (Liver/Kidney Microsomes) – autoantikorpe ndaj mikrozomeve të mëlçisë dhe veshkave.
- Ekografi abdominale.
- Biopsia për të sqaruar përfundimisht diagnozën.
Trajtimi:
- Medikamentoz me kortizonikë.
- Një medikament tjetër është azathioprine, e cila mund të përmirësojë sëmundjen dhe mund të çojë në zgjidhjen përfundimtare të saj.
- Mjekimi mund të duhet që të vazhdohet për një kohë të gjatë.
Parandalimi:
- Nuk ka ndonjë masë parandaluese të veçantë për këtë lloj hepatiti.
- Konsultimi me mjekun gastrohepatolog, sapo shfaqen ankesat e përshkruara më sipër, është i domosdoshëm për ta kapur sëmundjen në stadet fillestare.
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.