Hepatokarcinoma primare ose karcinoma hepatoqelizore, e cila mund të njihet në gjuhën popullore edhe si “kanceri parësor” jometastatik i mëlçisë, është një tumor malinj i mëlçisë që fillesën e tij e ka po në mëlçi. Pra nuk është rasti i metastazave të përhapura në mëlçi si pasojë e sëmundjeve të tjera malinje të organizmit. Është një tumor mjaft i përhapur dhe gjithmonë në rritje në vendet e zhvilluara. Ai prek 3 herë më shumë meshkujt sesa femrat dhe zhvillohet zakonisht:
- Në dekadën e 3-4 të jetës tek aziatiket.
- Në dekadën e 5-6 tek europianët dhe amerikanët
Disa nga shkaqet kryesore të tij janë:
- Cirroza e mëlçisë e çfarëdolloj gjeneze/shkaku.
- Hepatiti kronik viral i shoqëruar ose jo me steatohepatitin joalkoolik.
- Aflatoxina B1 e mykut aspergillus flavus që rritet mbi drithëra e ushqime në klimë të lagësht.
Ankesa:
- Dhimbje shtypëse në kuadratin e sipërm të djathtë të barkut.
- Dobësi trupore.
- Temperaturë.
- Rënie në peshë.
- Ndjesia e prekjes së një mase nën harkun brinjor të djathtë ose në stomak.
- Ënjtje këmbësh.
- Zverdhje të syve.
- Kruarje të trupit.
- Ulje të oreksit.
Diagnoza:
- Vizitë gastro-hepatologjike.
- Funksioni hepatik (i mëlçisë): bilirubinë direkte, bilirubinë totale, SGOT, SGPT, ALP, PCR, LDH, GGT, fibrinogjen, albuminemi.
- Funksioni renal (i veshkës): azotemi, kreatinemi.
- Glicemi.
- Elektrolitet (Ca, K, Mg, Cl, Na).
- INR.
- Gjak komplet.
- Lipidograma: HDL, LDL, triglicerid, kolesterol total.
- Hekuri në gjak: sideremi, ferritinemi.
- Markerat tumoralë: CEA, AFP, Ca 19-9, Ca 125.
- Ekografi abdominale.
- CT skaner abdominal dhe të mushkërive me kontrast nga goja dhe venoz.
Trajtimi:
- Kanceri i mëlçisë në një mëlçi jocirrotike kërkon rezeksion (heqje) kirurgjikal.
- Kanceri i mëlçisë në një mëlçi me cirrozë hepatike kërkon transplant të vetë mëlçisë.
- Ablacion (heqje) me radiofrekuencë (RFA).
- TransArterial ChemoEmbolimi (TACE) – bllokimi i arteries që furnizon me gjak atë masë tumorale.
- Terapia palliative – mjekimi që qetëson vetëm simptomat – përdoret zakonisht kur nuk i jepet dot zgjidhje problemit.
Prognoza ose ecuria e sëmundjes:
- Jetëgjatësia deri në 5 vjet është e lidhur me stadin (fazën) në të cilën fillon terapia si dhe me heqjen radikale të tumorit:
- Pas transplantit të mëlçisë: 40-70%.
- Pas rezeksionit të pjesshëm të mëlçisë: 20-50%.
- Pas terapisë lokale ablative ( RFA ose TACE): 20-50%.
- Nga terapia palliative, pritshmëritë për jetëgjatësi janë mesatarisht 6-12 muaj.
Parandalimi:
- Vaksinimi ndaj hepatitit B.
- Kujdesi ndaj transmetimit të hepatitit B dhe/ose C.
- Shmangia e konsumit të tepruar të alkoolit.
- Shmangia e konsumit të tepërt të yndyrave shtazore.
- Të ushqyerit shëndetshëm në përgjithësi.
- Kryerja e një jete aktive, josedentare.
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.