Konstipacion mund të jetë:
- Shpeshtësia e jashtëqitjes më pak se 3 herë në javë.
- Kur jashtëqitja kryhet me vështirësi.
- Kur jashtëqitja është në trajtë të fortë.
- Kur ndjesia e moszbrazjes së plotë të zorrës së trashë vazhdon edhe pas defekimit.
- Kur përjetohet ndjesia e bllokimit të vrimës së jashtëqitjes.
Statistikisht:
Rreth 20-30% e njerëzve mbi moshën 60 vjeç vuajnë nga konstipacioni.
- Ky numër rritet me rritjen e moshës.
- Konstipacioni është më i shpeshtë te femrat sesa te meshkujt, raporti është 2:1.
- Duhet përmendur se konstipacioni është një nga sëmundjet më të shpeshta në vendet e industrializuara.
Konstipacioni kronik i zakonshëm është një çrregullim funksional (i palidhur me një sëmundje të caktuar). Për këtë lloj konstipacioni kemi këta faktorë rreziku:
- Mënyrë jo e shëndetshme jetese:
- Mungesa e aktivitetit fizik.
- Konsumimi i paktë i lëngjeve.
- Konsumimi i paktë i zarzavateve dhe i frutave.
- Seksi femër.
- Mosha mbi 60 vjeç.
- Sindroma e zorrës së irrituar (koliti spastik).
- Konstipacioni mund të shkaktohet edhe nga shkaqe të tjera. Disa prej tyre janë:
- Konstipacioni kalimtar nga ndonjë sëmundje. Ky lloj konstipacioni shoqërohet zakonisht me:
- Temperaturë.
- Qëndrim në krevat.
- Ndryshim të ushqimit.
- Konstipacioni i influencuar nga medikamente të tilla si:
- Antidepresivët.
- Antiparkinsonikët.
- Kodeina.
- Antikolinergjiket.
- Konstipacioni i influencuar nga çrregullimet e elektroliteve. Të tilla si:
- Hipokalemia – ulja e kaliumit në gjak.
- Hiperkalcemia – rritja e kalciumit në gjak.
- Konstipacioni nga sëmundjet organike të zorrës. Të tilla si:
- Adenoma – tumoret beninje.
- Karcinoma – tumoret malinje.
- Rektozele – zgjerimi i 15 cm të fundit të zorrës së trashë.
- Divertikulitis – dalje, zgjerime si xhepa të zorrës.
- Trupa të huaj në zorrë.
- Hemorroide të dhimbshme.
- Fissura – plasaritje të kanalit të jashtëqitjes.
- Abscese – qelbëzime.
- Konstipacioni nga shkaqe neurologjike. Të tilla si:
- Sëmundja e parkinsonit.
- Skleroza multiple.
- Konstipacioni nga shkaqe endokrine. Të tilla si:
- Hypotiroza – prodhimi i paktë i hormonit të tiroides.
- Hyperparatiroidizmi – prodhimi i shtuar i hormonit të paratiroides.
- Shtatzënia.
Diagnoza:
- Vizitë gastro-hepatologjike.
- Ekografi abdominale.
- Kolonoskopi. Këshillohet të kryhet sa më shpejtë kur pacienti shfaq këto simptoma:
- Konstipacion akut.
- Humbje në peshë.
- Gjak në feçe.
- Të vjella.
- Ileus – bllokim të zorrës.
- Tushe rektale – ekzaminim me gisht i fundit të zorrës së trashë.
- Analiza laboratorike:
- Gjak komplet.
- Elektrolitet (Ca, K, Mg, Cl, Na).
- TSH.
- Markuesit tumoralë: CEA, CA 19-9.
- Feçe gjak okult.
- Radiografi abdominale
- MR – defekografi.
- Manometria e sfinkterit anal – matja e presionit të kanalit të jashtëqitjes.
Trajtimi:
Mjekimi i konstipacionit është shkakësor dhe higjenodietetik:
- Mjekimi shkakësor qëndron në trajtimin e shkakut të konstipacionit.
- Mund të ketë origjinë nga trakti tretës ose nga sëmundje të tjera që nuk i takojnë zorrës.
- Nga përdorimi i ushqimeve që shkaktojnë konstipacion.
- Nga përdorimi medikamenteve që shkaktojnë konstipacion.
- Marrja e laksativëve (medikamente për të lehtësuar kapsllëkun) duhet të kryhet vetëm për një kohë të shkurtër për shkak të efekteve anësore që ato kanë.
- Mjekimi higjienodietetik përfshin masa të përgjithshme. Duhet të merren në konsideratë:
- Konsumi i dietës ushqimore të kuzhinës mesdhetare, e cila përmban:
- Perime.
- Fruta.
- Lëngje të ndryshme, rreth 1.5 – 2 litra në ditë.
- Lëvizje dhe aktivitet fizik çdo ditë.
- Mos e shtyni në kohë procesin e jashtëqitjes, bëjeni këtë proces një ritual të përditshëm.
Parandalimi:
Konsumoni një dietë të shumëllojshme, të pasur me fruta, perime, fibra, dhe me lëngje nga 1.5 deri në 2.5 litra në ditë.
- Bëni kujdes me medikamentet që shkaktojnë konstipacion. Të tilla si:
- Antidepresivët.
- Antiparkinsonikët.
- Kodeina.
- Verapamili.
- Antikolinergjiket.
- Drejtohuni te mjeku për të sqaruar në kohën e duhur shkakun e konstipacionit.
- Diagnoza në kohën e duhur dhe mjekimi përkatës çon në shmangien e komplikacioneve si:
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.