Malabsorbimi është keqthithja e produkteve të tretura ushqimore nga zorra. Malabsorbimi mund të vijë:
- Për shkaqe funksionale, në rastet kur nuk ka një sëmundje të zorrës.
- Për shkak të komponentit nervor, si stresi, i cili luan rol vendimtar në përthithjen e ushqimit.
- Për shkak të transportit jo të mirë të pjesëzave ushqimore (proteina, sheqerna, yndyrna) nga ana e disa elementëve të quajtura enzima transporti. Këto enzima ndodhen në mukozën e zorrës së hollë.
Termi Malabsorbim Primar i referohet sëmundjeve të zorrës së hollë. Të tilla si:
- Intoleranca nga Gluteni apo Fruktoza.
- Mungesa e Laktozës ose e thënë ndryshe intoleranca nga qumështi.
- Infeksionet e ndryshme parazitare.
- Morbus Crohn.
- Enteriti nga Radioterapia (dëmtimi i Zorrës nga Radiacioni, kryesisht i Zorrës së Hollë).
Ankesat:
- Diarre kronike.
- Fryrje barku.
- Rënie në peshë.
- Dobësi e përgjithshme trupore.
- Anemi e pashpjegueshme.
Diagnoza:
- Vizitë Gastro-Hepatologjike.
- Gastroskopi me Biopsi në zorrën e hollë.
- Kolonoskopi me Biopsi.
- Ekografi Abdominale.
- Analiza laboratorike:
- Funksioni hepatik: Bilirubinë Direkte, Bilirubinë Totale, SGOT, SGPT, ALP, CRP, LDH, GGT, Fibrinogjen.
- Hormonet e Tiroides: TSH, fT3, fT4
- Anti Transglutaminaza Indore IgA
- Feçe Kandida, Koprokulturë, Feçe Parazit, Antigen Fekal për Helikobakter Pilori, Feçe Gjak Okult.
- Feçe për yndyrna, Feçe për leukocite, Feçe për fibra elastike dhe muskulare.
Skaner CT Abdominal me kontrast.
Rezonanca Abdominale me Kontrast (RMI).
Endoskopia retrograde e rrugëve të tëmthit dhe të pankreasit (ERCP).
Kapsulendoskopia (marrja e pamjeve të zorrës së holle nga një kapsul që është kamer, e cila gëlltitet dhe filmon).
Pasazh i zorrës së hollë dhe asaj të trashë me lëndë kontrasti të marrë nga goja.
Trajtimi:
- Në disa raste vetë pacienti është në gjëndje të përcaktojë ushqimin që i shkakton diarre dhe rrjedhimisht duhet ta shmang konsumin e tij. Disa shëmbuj mund të jenë:
- Qumështi – mund të konsumohet qumësht pa laktozë.
- Gluteni – mund të konsumohen produkte pa Gluten (buka, makarona, pizza, birra etj).
- Në varësi të origjinës së sëmundjes vendoset dhe terapia. Mjeku është i autorizuar të vendosë nëse mjekimi kërkon marrjen e suplementeve shtesë. Të tilla si:
- Enzima të pankreasit.
- Antibiotikë.
- Kortizonikë.
- Ndërhyrje kirurgjikale.
- Konsultimi me mjekun për çdo medikament tjetër që mund të përdorë.
Parandalimi:
Këshillat e mëposhtme mund të ndihmojnë për të parandaluar çrregullimet e ndryshme në jashtëqitje, duke përfshirë këtu edhe Diarrenë.
- Evidentimi dhe eliminimi nga dieta i produkteve ushqimore ose i rrethanave që e çojnë në një jashtëqitje Diarreike.
- Konsumimi i një diete të ekuilibruar ku përfshihen proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.
- Evitim i stresit, sa të jetë e mundur.
- Evitimi i marrjes pa kriter të medikamenteve për konstipacionin, pasi ato mund të çojnë në një Diarre të pa kontrolluar.
- Konsulta me mjekun në rastet kur Diarrea vazhdon mbi tre javë.
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.