Përgatitja e pacientit/es për Kolonoskopi me Sulfat Magnezi.


Pacienti/ja duhet të marrë në farmaci sulfat magnezi (3 paketa nga 30 g secila), të cilat do të përdoren duke ndjekur hap pas hapi udhëzimet e mëposhtme:

2 (DY) DITË PARA EKZAMINIMIT:

  • Vakti i fundit i ushqimit të pacientit/es do të jetë në orën 20:00, 2(dy) ditë përpara ekzaminimit.

  • 1(NJË) DITË PARA EKZAMINIMIT:

    • Në orën 08:00, një ditë para ekzaminimit, do të tresë 1(një) paketë e gjysmë nga doza e sulfatit të magnezit në gjysmë gote ujë të ftohtë dhe do ta pijë.
    • 30 (tridhjetë) minuta pasi e ka pirë dozën, do të pijë 1(një) gotë ujë natyral të ftohtë.
    • Gjatë orëve të ardhshme pacienti/ja duhet të konsumojë të paktën 3 (tre) litra lëngje.
    • Në orën 19:00, do të tresë 1 paketë e gjysmë (sasia e mbetur nga doza e mëparshme e sulfatit të magnezit) në gjysmë gote ujë të ftohtë dhe do ta pijë.
    • 30 (tridhjetë) minuta pasi e ka pirë dozën, do të pijë 1(një) gotë ujë natyral të ftohtë.
    • Gjatë orëve të ardhshme pacienti/ja duhet të konsumojë të paktën 3 (tre) litra lëngje.

    DITA E EKZAMINIMIT:

    • Ditën e ekzaminimit nuk duhet të konsumojë më asgjë dhe duhet të paraqitet në orarin e caktuar në klinikë.

    KUJDES!!!

  • Lëngjet duhet të jenë të pastra, të kulluara (bujon) dhe JO ME NGJYRË TË KUQE. Kryesisht lëng mishi i pastër (duhet të konsumohet patjetër) dhe lëngje të tjera të tejdukshme, si çaji dhe uji.
  • Pacientët që janë nën mjekim me hollues gjaku si: aspirina, sintromi, warfarina, xarelto, etj. DUHET TI NDËRPRESIN ato 2 (dy) deri në 5 (pesë) ditë para ekzaminimit, në varësi të holluesit që marrin. KUJDES !!! Përpara se pacientët ta ndërpresin atë, duhet të konsultohen me mjekun që ua ka rekomanduar mjekimin me hollues. Në disa raste, mjeku përkatës mund të rekomandojë aplikimin e clexan-it (enoxaparinës) nën lëkurë, gjatë periudhës së ndërprerjes së holluesve. Pas kryerjes së kolonoskopisë, holluesit do të fillohen përsëri.
  • Pacientët që vuajnë nga diabeti dhe që marrin mjekime për të, DUHET TA PËRGJYSMOJNË DOZËN ditën e ekzaminimit.
  • Pacientët që vuajnë nga tensioni dhe marrin mjekime për të, NUK DUHET T'I NDËRPRESIN ato.
  • Pacienti duhet të vijë i shoqëruar nga 1 (një) person tjetër (familjar ose i afërm) ditën e ekzaminimit.
  • Nëse nuk zbatohet procedura përgatitore e mësipërme, në çdo pikë të saj, ekzaminimi nuk mund të kryhet.


  • Për të kryer këtë ekzaminim në klinikën tonë duhet të rezervoni paraprakisht orarin pranë recepsionit, nëpërmjet formularit të rezervimit ose nëpërmjet numrave të telefonit.




    Shkarkojeni materialin në PDF:


    Blog