Hepatosteatoza joetilike


Hepatosteatoze joetilike quhet dhjamosja e mëlçisë te personat që nuk konsumojnë alkool. Steatohepatitis joetilik është një inflamacion (pezmatim, vuajtje e mëlçisë) në kuadrin e një dhjamosjeje të mëlçisë te një person që nuk konsumon alkool.

Shkaqet e kësaj sëmundjeje nuk vijnë nga alkooli, por nga shkaqe të tjera. Disa prej tyre janë:

  • Diabeti mellitus tip II (sëmundja e sheqerit).
  • Medikamente si:
    • Amiodaroni.
    • Glukokortikoidet.
    • Estrogjenet.
  • Mbipesha.
  • Obeziteti – personat obezë kanë risk shumë më të lartë për të pasur dhjamosje të mëlçisë.

  • Pamja mikroskopike e mëlçisë (ndryshimet që pësojnë qelizat e saj) është e njëjtë në të dyja rastet, pra si në steatohepatitin etilik dhe në atë joetilik.


Ankesat:

  • Pcientët që vuajnë vetëm nga dhjamosja e mëlçisë mund të mos kenë ankesa.
  • Në 50% të rasteve mund të kenë ankesa jospecifike si:
    • Ndjesi parehatie.
    • Fryrje.
    • Ndjesi të shtypjes në bark.
    • Ndjesi të të vjellit.
    • Fryrje barku.

Diagnoza:

  • Vizitë gastro-hepatologjike.
  • Ekografi abdominale.
  • Analizat laboratorike:
    • Gjak komplet.
    • Bilirubinë direkte/totale, GGT, SGPT, SGOT, ALP.
    • Lipidograma.
    • Azotemi, kreatinemi.
    • INR.
    • Glicemi.
    • Fibrinogjen
    • Proteina totale.
    • Albuminemi.
    • Sideremi, ferritinemi.
    • LDH.
    • AgHBs, AntiHCV.
  • Elastografia.
  • Biopsia e mëlçisë (që kërkohet nga mjeku vetëm në rastet e përparimit të sëmundjes në fibrozë ose cirrozë të mëlçisë).

Trajtimi:

Mjeku gjykon për dhënien ose jo të medikamenteve në përputhje me rezultatet e ekzaminimeve të mësipërme.


Parandalimi:

  • Konsulta te mjeku gastrolog për ata persona që janë mbi peshë, pavarësisht mungesës së ankesave
  • Pakësimi ose shmangia e alkoolit.
  • Të sëmurët me diabet duhet ta mbajnë sëmundjen në kontroll.
  • Rënia nga pesha për personat mbi peshë ose obezë është thelbësore.
  • Aktiviteti fizik i përditshëm është shumë i rëndësishëm.
  • Mbajtja e një diete ushqimore të ekuilibruar ndihmon, si për çdo sëmundje tjetër.
  • Konsulta te mjeku për medikamentet e ndryshme që mund të merrni për sëmundje të tjera.



  • KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.