Ekzaminime Gastro-Hepatologjike

Ekzaminime Gastro-Hepatologjike

Në Klinika Kajo, në Tiranë, ne ofrojmë një sërë ekzaminimesh gastro-hepatologjike që shërbejnë për vlerësimin e ezofagut, stomakut, zorrëve, mëlçisë dhe organeve të tjera të aparatit tretës. Këto ekzaminime kryhen nga mjekë gastro-hepatologë dhe ndihmojnë në diagnostikimin, monitorimin dhe parandalimin e sëmundjeve të aparatit tretës dhe mëlçisë.


Cilat ekzaminime gastro-hepatologjike kryhen në Klinika Kajo?

Në këtë departament realizohen ekzaminime endoskopike dhe imazherike të specializuara, të cilat përzgjidhen nga mjeku sipas simptomave, historisë mjekësore dhe faktorëve të rrezikut. Disa nga ekzaminimet kryesore janë:


Gastroskopia

👉Lexo të plotë – gastroskopia

Gastroskopia është një ekzaminim endoskopik që lejon vlerësimin e ezofagut, stomakut dhe duodenit me anë të një tubi të hollë fleksibël me kamerë. Ajo përdoret për diagnostikimin e refluksit gastroezofageal, ulçerave, gastritit, gjakderdhjeve të aparatit tretës dhe disa llojeve të kancerit të stomakut dhe ezofagut.


Kolonoskopia

👉Lexo të plotë – kolonoskopia

Kolonoskopia është një ekzaminim endoskopik i zorrës së trashë që përdoret për vlerësimin e polipeve, inflamacionit, gjakderdhjeve dhe ndryshimeve të tjera të mukozës. Ajo luan një rol kyç në zbulimin dhe parandalimin e kancerit kolorektal, përmes identifikimit dhe heqjes së polipeve.


Ekografia abdominale

👉Lexo të plotë – ekografia abdominale

Ekografia abdominale është një ekzaminim me ultratinguj që vlerëson organet e barkut, përfshirë mëlçinë, fshikëzën e tëmthit, pankreasin, shpretkën dhe veshkat. Përdoret për diagnostikimin e gurëve në tëmth, ndryshimeve strukturore të mëlçisë, masave tumorale dhe patologjive të tjera abdominale.


Elastografia e mëlçisë

👉Lexo të plotë – elastografia e mëlçisë

Elastografia e mëlçisë është një metodë jo invazive që mat elasticitetin (fortësinë) e indit të mëlçisë dhe ndihmon në vlerësimin e fibrozës hepatike. Ajo përdoret në monitorimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë, si hepatitet kronike, hepatiti nga alkooli ose hepatosteatoza jo-alkoolik.



Për kë rekomandohen ekzaminimet gastro-hepatologjike?

Ekzaminimet gastro-hepatologjike në Klinika Kajo rekomandohen për persona që:

  • Kanë simptoma si urth, djegie në kraharor, dhimbje barku, fryrje, nauze, të vjella ose çrregullime të jashtëqitjes.
  • Vënë re gjak në feçe ose ndryshim të papritur në ngjyrën dhe formën e saj.
  • Kanë humbje të pashpjegueshme në peshë apo mungesë oreksi.
  • Kanë histori familjare për kancer kolorektal, sëmundje inflamatore të zorrëve apo sëmundje kronike të mëlçisë.
  • Kanë diagnoza ekzistuese si cirroza hepatike, hepatit kronik apo steatozë hepatike dhe kanë nevojë për monitorim periodik
  • Dëshirojnë një kontroll parandalues të aparatit tretës dhe mëlçisë, sidomos pas një moshe të caktuar ose në prani të faktorëve të tjerë rreziku

Rezervimi i ekzaminimeve gastro-hepatologjike

Për të rezervuar një ekzaminim gastro-hepatologjik në Klinika Kajo në Tiranë, pacientët mund të kontaktojnë klinikën me telefon, email ose të paraqiten pranë recepsionit. Mjeku gastro-hepatolog do të vlerësojë simptomat dhe historinë mjekësore dhe do të rekomandojë ekzaminimin më të përshtatshëm për çdo rast.